Ciro Immobile, Thomas Strakosha e Lucas Leiva nuk do të jenë në dispozicion të Simone Inzaghi për ndeshjen kundër Juventus. Pas kaosit me tamponet e fjalëve plot shpresë të teknikut të Lazios në konferencë për shtyp, shuhet ëndërra e sulmuesit, portierit e mesfushorit që u larguan nga Formello pasditen e sotme për tu kthyer në izolim. Luis Alberto mund të jetë në ndeshje, pas negativitetit të ditëve të kaluara.
Leiva e Immobile kishin luajtur një pjesëz ndeshje kundër Torinos të dielën e kaluar, por u ndaluan, së bashku me Strakoshës, nga Uefa si para ndeshjes kundër Bruges ashtu dhe para asaj kundër Zenit San Petrsburg. Për shkak të crregullsisë së rezultatit të tamponëve Lazio i ishte drejtuar dy laboratorëve të ndryshëm: Campus Biomedico në Roma kishte zbuluar tre pozitivë, Futura Diagnostica e Avellinos kishte dhënë vetëm rezultate negative. Tani mungesa e tre lojtarëve në sfidën me Juventus komplikon planet e Lazios.