• |
ide | kryesore

U tall me mënyrën e infektimit: Italia pa trajneri për ndeshjet, Mancini pozitiv me Covid

-Instant, Sport



Edhe trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka rezultuar pozitiv me Covid -19. Lajmin e ka bërë të ditur Federata (Figc), që ka saktësuar se Mancini është asimptomatik e ndodhet i izoluar në banesën e tij. Pozitiviteti i teknikut u shfaq gjatë kontrolleve të bëra në prag të grumbullimi të se dielës. Bëhet fjalë për kontrolle periodike të kryera nga Figc për komponentët e stafit teknik të kombëtares në vigjilje të impenjimeve në kompeticionet Uefa.

Tekniku është pa asnjë simptomë, por në respekt të dispozicioneve të protokollit, është future menjëherë në izolim shtëpiak në banesën e tij në Roma. Figc ka lajmëruar menjëherë edhe Asl territoriale kompetente. Mancini mund ti bashkohet grumbullimit të kombëtares në Coverciano sapo të ketë kompletuar rrugëtimin e parashikuar në normat e protokolleve të Uefa Return to play e Figc.

Në vendin e tij në pankinë do të jetë asistenti i tij Alberico Evani, i cili do të udhëheqë Italinë kundër Estonisë (miqësore, 11 nëntor), Polonia (Nations League, 15 nëntor), Bosnja (Nations League, 18 nëntor) edhe pse për ndeshjen e fundit mund të ketë një shpresë për Mancinin, nëse bëhet negativ në pak ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *