• |
ide | kryesore

Vendi drejt mbylljes së dytë/ Basha videomesazh shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha iu drejtua shqiptarëve me një videomesazh për situatën e rënduar nga pandemia e COVID-19, ku iu bëri atyre thirrje që të jenë të kujdesshëm.

Sipas Bashës spitalet janë të mbipopulluara dhe sot vendi ka më shumë se kurrë nevojë për një lidership të ri, pasi kjo qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës së pandemisë.


REAGIMI 
Është e qartë tashmë se vala e dytë e pandemisë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po përkeqësohet dita-ditës. Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spital dhe i të infektuarve me COVID po rritet në mënyrë tragjike.

Ju shpreh ngushellimet e mia te gjithe familjeve qe kane humbur njerëzit e tyre të dashur ne betejen me coronavirusin.

Nuk ka gje me te dhimbshme se pamundesia per tu ardhur ne ndihme familjareve dhe te afermeve të sëmurë.

Te dashur bashkeqytetarë,

Shqiperia ka nevojë për lidership.

Për fat të keq, sot kjo na mungon. Vendi gjendet në krize shendetesore dhe ekonomike, pa asnje mase dhe plan per menaxhimin e saj. Spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë. Mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur dhe pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen. Disa prej tyre e kanë paguar me jetë.

Dua të shpreh mirenjohjen, respektin dhe solidaritetin tim me mjeket, infermieret dhe te gjithe personelin shëndetësor qe sot po bejne te pamunduren per tu ardhur ne ndihme qytetareve, ndonëse pa mbështetje dhe në kushte shumë të vështira.

Vendi ka nevojë për lidership ekonomik!

Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën. Sot, shqiptarët janë më të kërcënuar dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon.

Pamundesia ekonomike e ka bërë edhe me të veshtire perballimin e krizes shendetesore. Shumica e qytetareve nuk përballojne dot kostot e larta të medikamenteve qe perdoren per te trajtuar koronavirusin.

Kjo është e papranueshme!

Si lideri i opozitës, ne ketë situatë shumë te veshtire, me përgjegjësi të plote kam ofruar alternativa, kam ofruar zgjidhje. I kam kerkuar kryeministrit të pergjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata.

E vetmja përgjigje është se fajin e kane qytetaret.

Nuk eshte faji i qytetareve, mungesa e mjekeve, e laboratoreve, e testimeve, e kapaciteteve spitalore. Nuk eshte faji i qytetareve per cmimet me te larta ne rajon te barnave per trajtimin e semundjes, rritja e papunesise dhe pamundesise ekonomike.

Ne, kemi mbështetur qe nga fillimi çdo hap ne mbrojtje te shendetit te njerezve dhe kemi ofruar zgjidhje.

Por ne bëjmë përgjegjëse qeverinë për mungesën e lidershipit dhe te veprimit nga ana e saj.

Te dashur bashkeqytetare,

Asgje nuk eshte me e çmuar se jeta dhe shendeti juaj. Prandaj ju bej thirrje te tregoni maksimumin e vëmendjes dhe kujdesit për te mbrotjur veten, fëmijët, prindërit dhe familjen!



1 Comment

  1. Por tani shikohet se Hashim Thaçi dhe shokët e tij nuk kanë shkuar në Hagë për trafik organesh, çka shpifte raporti, por për akuza të tjera, kryesisht eleminime fizike pas luftës dhe keqtrajtime e vrasje gjatë luftës. Akuza të tilla në ekstrem ndaj Hahsim Thaçit për këtë gjë, ka bërë Sali Berisha.

    Sali Berisha ka akuzuar së fundi Hashim Thaçin se ka eleminuar 200 drejtues të LDK-së në Kosovë dhe për këtë duhet të shkojë në Hagë të përgjigjet.

    Në fakt, shifra e veprimtarëve të LDK të vrarë pas lufte është shumëfishuar nga Berisha mbi 20 herë, shumë më tepër se sa trillimet e Dick Marty-t.

    Pra nëse Berishën e krahasojmë me Dick Marty-n, Dick Marty del njeri serioz dhe i moderuar. Për më tepër që Hashim Thaçi dhe shokë e tij nuk po përballen në Hagë për akuzat e Dick Marty-t, por gjëra të tjera, si kjo deklarata e Berishës, që është bërë në maj 2019 në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *