• |
ide | kryesore

Analisti amerikan shpërthen në lot pas fitores së Biden

Lajme, Planet



Pas zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Amerikës, Joe Biden, gjatë transmetimit maratonë në studiot e CNN, analisti Van Jones ka shpërthyer në lot duke thënë se sot është një ditë e mirë për amerikanët.

“Është më e lehtë të jesh baba. Është më e lehtë t’i thuash fëmijëve se karakteri ka rëndësi. T’i thuash që e vërteta ka rëndësi. Se të qenët një njeri i mirë ka rëndësi. Është më e lehtë për shumë njerëz. Nëse je mysliman në këtë vend, nuk ke pse shqetësohesh nëse presidenti nuk të do këtu, nëse je emigrant nuk të duhet të shqetësohesh nëse presidenti do marrë kënaqësi duke të izoluar fëmijët apo duke kthyer pa arsye ëndërrimtarët.”

“Ky është lehtësim për shumë njerëz që kanë vuajtur vërtet. E keni parasysh shprehjen ‘Nuk po marr dot frymë?’ Nuk ishte vetëm George Floyd. Shumë njerëz janë ndjerë sikur po u merrej fryma. Çdo ditë zgjohesh dhe shikon postime dhe nuk e di se çfarë po ndodh… Shkon në dyqan dhe njerëz që kanë pasur frikë ta shfaqin racizmin e tyre, po sillen gjithnjë e më keq. Shqetësohesh për fëmijët, apo për motrën. Nëse mund të shkojë në supermarket pa i thënë dikush një sharje. Shpenzon aq shumë energji duke u përpjekur të mos e humbësh toruan. Kjo është shumë e rëndësishme, që të mund të kemi pak paqe. Dhe të kemi mundësi për një rifillim. Karakteri në këtë vend ka rëndësi. Të jesh njeri i mirë ka rëndësi. Është e lehtë të bësh hile dhe t’ia hedhësh, por çdo gjë përmbyset”, u shpreh Jones.



1 Comment

  1. Dhe te jesh i trashe si puna jote dhe te arrish te behesh analist do te jete me e lehte.
    Trampi kishte 1000 te kqija, por ta akuzosh ate se ishte kundra emigranteve eshte kulmi, ai dhe gruan e vet e ka emigrante, Trump ka qene kundra emigrantve te pa ligjshem, pasi ata jane premis per kriminalitet, si Shqiptaret qe shkojne 2-3 muaj per te punuar “kopshtar” neper europe.
    Trajtimi cnjerzor i emigranteve te pa ligjshem nuk filloi kur erdhi Trump, por ka pas filluar qe ne kohen e Obames, mbase dhe me heret.
    Eshte bere USA me keq se Shqiperia te gjith shpifin pafund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *