• |
ide | kryesore

Fiorentina i beson ish-trajnerit të Italisë: barazimi me Parmën fatal për Iachinin

-Instant, Sport



Topi tani është në duart e presidentit Rocco Commisso që për Fiorentinën e tij tani kërkon një shkundje të fortë. Për këtë arsye, 0-0 kundër Parmës në Tardini mund të shënojë një lloj linje fundi për Beppe Iachinin. Në vend të tij është gati të marrë frenat e skuadrës Cesare Prandelli, që ka bërë të ditur se e pranon ofertën, edhe nëse është vetëm për 8 muaj, praktikisht deri në fund të këtij sezoni.

Statistikat e skuadrës Viola në këtë fillim sezoni nuk janë aspak pozitive: 8 pikë (2 fitore e 2 barazime) në 7 ndeshje me 10 gola të shënuar e 12 të pësuar. E këtu bëhet fjalë për një organikë jo të ndërtuar për mbijetesë, por të paktën për të provuar të arrijë një vend në Europa League.

Me Prandellin, Commisso shpreson ti japë një shkundje sezonit të Fiorentinës. Për më tepër ky është edhe momenti i duhur për të ndryshuar, duke parë pauzën për Kombëtaret. Ish-tekniku i Italisë (me një të kaluar të rëndësishme si viola), është absolutisht gati. Në orët e ardhshme mund të mbërrijë edhe zyrtarizimi i lëvizjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *