• |
ide | kryesore

FOTO/ Mbushet 1 vit nga dalja nga kampi, si ka ndryshuar Alvin Berisha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



U mbush një vit që Alvin Berishës la kampin Al-Hol në Siri. Më 8 nëntor të vitit të kaluar ai shkeli në Itali duke përqafuar babanë dhe motrat e tij. Babai i tij ka ndarë në rrjetin social Facebook një video që u bë virale një vit më parë ku vogëlushi përqafon gjyshin e tij.

Sot Alvin Berisha është transformuar dhe në fytyrën e tij ka më shumë jetë. Alvin Berisha u nxor nga kampi famëkeq pas një angazhimi të autoriteteve italiane ku një rol të madh luajti sensibilizimi i emisionit “Le Iene”.

Alvin Berisha u rrëmbye nga nëna e tij në vitin 2014 e cila ishte radikalizuar. Ajo u martua me një luftëtar të Shtetit Islamik, me të cilin lindi edhe një djalë. Pas largimit nga kampi Al Hol, Alvini iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë, pasi kishte mbetur i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri.

Fillimisht u fol se edhe nëna e tij kishte humbur jetën në këtë ngjarje, por së fundmi është folur se ka mundësi që ajo të jetë ende gjallë bashkë me djalin e saj të vogël nga martesa e saj e dytë. ©LAPSI.al

Alvin Berisha, djali që i shpëtoi 'ferrit' në Siri, vjen në Durrës dhe nuk  njihet më - Shqiptarja.com Harrojeni djalin e dobët dhe të vuajtur/ Ja si duket tani Alvin Berisha  (FOTO) - Gazeta Mapo Varse me shqiponjë në qafë e me flokët e prerë si Ronaldo, Alvin Berisha  nuk njihet më, ja si duket tani (FOTO) – Dosja AL Harrojeni djalin e dobët dhe të vuajtur/ Ja si duket tani Alvin Berisha -  Bota Sot

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *