• |
ide | kryesore

Greva e urisë në Ballsh/ Dautaj: Gjendja po përkeqësohej ndaj morëm këtë vendim, shpresojmë të arrihet një marrëveshje

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj ka shpjeguar shkaqet e marrjes së vendimit për të dalë nga greva e urisë për dy orë për të biseduar me kryeministrin Edi Rama. Dautaj tha se duke parë një heshtje totale u detyruan të merrnin një vendim të tillë pasi situata shëndetësore e grevisteve po përkeqësohej. Ai thotë se pika e parë e kërkesave janë pagat e prapambetura ndërkohë që fati i rafinerisë mbetet për t’u negociuar.

“Prej 4 vitesh ne kemi marrë një premtim nga kryeministri që pagat do të jepeshin. Ne kemi kërkuar një zgjidhje të drejtë dhe jo lëmoshë. Pastaj se çfarë do bëhet për fatin e punës në rafineri mbetet për t’u parë. Pika e parë e kërkesave është paga jonë.  Shpresojmë të arrihet një marrëveshje finale. Na lanë shumë detyrime dhe ne u bëmë mosbesues edhe ndaj qeverisë. Sot jemi në grevë urie dhe kemi kërkuar një garanci nga shteti që pas një periudhe të shkurtër të mos gjendemi sërish në grevë”, shprehet Dautaj.

 



4 Comments

  1. Takoheni se preshin keni per te marr nga kryemashtruesi . Ky kryemashtrues u ka genjyer tre here dhe akoma nuk jeni bindur, cfar populli? .Osé ka bere lojen sikur ju beni greve e ai ( kryemadhtruesi Rama ) do u japi rrogat per te treguar se mendon per popullin . Nga ky kryem…… pret cdo gje te lige e te poshter . Si perfundim cdo popull ka qeverin qe meriton e ta mbani me shendet .

  2. A ju jeni kokrrat e legenave… Je treva më pa shtyllë kurrizore. Ju jeni vetëm llafexhinj që bëni si trima po të hani munë. Po ti kryetari sindikatës e ke ne rrace të tradhtosh edhe ta dredhesh.

    1. Jam dakord me ate qe thua, po ke harruar te thuash qe po kerkojne para per te cilat nuk kane punuar nje dite..Jane te shtyre te bejne proteste me rast votash qe te marrin ndonje lek..Ka 20 vite u nginjen ne para keta…per nje kontrate qe kane bere me nje kompani qe shteterore nuk eshte me..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *