• |
ide | kryesore

Humb jetën aktori Devole/ Meta: Do na mungosh, ky lajm na trishtoi të gjithë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i republikës, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit Koço Devole. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se humori dhe arti shqiptar humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Ndër të tjera ai u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të tij.

“…Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë! Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!”, shkruhet në postimin e Metës.

 



3 Comments

  1. Jeta per cdo njeri eshte e shtrejte, por te krahasosh ata qe kane derguar jashte shtetit per kurim me te specializuar dhe te mos dergosh te madhin modern te humorit shqiptar Koco Devolen eshte KRIM. Zoti i ndershkofte.

    1. Nuk mund te quhet i “madh” per nja dy skece..Sigurisht nese do ta krahasosh me te tjeret (lilipute) duket i madh, po nejse..Pyetja ime eshte, perse ky “meritonte” ta conin jashte dhe nje qytetar tjeter shqipetar me familje e me halle ne kurriz, jo?! Me pak fjale, ne te gjithe meritojme te kemi nje shendetesi me te mire dhe kjo puna e te derguarit jashte me leket e taksave duhet te nderpritet..Nuk eshte mire, puno fatkeq e ha barkddreq!Nese dikush deshiron te kurohet “jashte” le te beje sigurimin apo te shkoje me leket e tija..Jo te paguajme ne per te..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *