• |
ide | kryesore

Itali/ 331 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

F1, Lajme, Planet



Italia vazhdon që të raportojë raste të reja me koronavirus, ndërsa edhe numri i viktimave është i konsiderueshëm.

Në 24 orët e fundit, në Itali kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, 331 persona.

Ndërsa, numri total i viktimave për shkak të virusit në shtetin fqinj ka shkuar në 41 394 njerëz.

Në 24 orët e fundit, janë infektuar me Covid-19 në Itali, 32 616 individë.

Kurse, numri total të infektuar me koronavirus në shtetin italian ka mbërritur në 935 104 persona.

Italia, fillimisht ishte ndër shtetet më të prekura në botë nga Covid-19, por pas marrjes së masave, numri i të infektuarve pësoi pak rënie.

SHBA vazhdon të “udhëheq” për numrin më të lartë të personave të infektuar me Covid-19. Pas SHBA-ve, me numër të lartë të infektuarish për shkak të virusit janë edhe India, Brazili, Rusia, Franca, Spanja, Argjentina, Mbretëria e Bashkuar etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *