• |
ide | kryesore

Mustafa: Duhet të mbështesim njerëzit tanë në Gjykatën Speciale, nuk jam i interesuar kush bëhet president

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se nuk është i interesuar në lidhje me postin e presidentit të ri në Kosovë. Sipas tij, ajo që ka interes në këto momente është mbështetja ndaj atyre që po ballafaqohen me procesin e Gjykatës Speciale. Mustafa thotë se duhet bërë një platformë për të prezantuar para opinionit ndërkombëtar luftën e pastër të UÇK’së dhe për të rikujtuar krimet e Serbisë në Kosovë. I pyetur për deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se nëse nuk bëhet ai President, duhet të shkohet në zgjedhje, Mustafa thotë se nuk është aspak i shqetësuar për këtë post.

“Fare nuk jam aktualisht i brengosur se kush ka qejf të bëhet President i Kosovës apo të lozë rolin e Presidentit. Jam i brengosur për situatën e rëndë dhe të trishtë në të cilën ndodhemi dhe për nevojën që të bëhemi bashkë në interes të vendit”, ka thënë Mustafa.

Të enjten e kaluar, Presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje duke u larguar për në Hagë ku do të përballet me akuzat për krime lufte nga Gjykata Speciale. Atje shkoi edhe Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Ndërkohë, në Kosovë, ushtruese e detyrës së Presidentes është bërë Vjosa Osmani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *