• |
ide | kryesore

Nga Spanja konfirmojnë duelin Real-Manchester: merengues gati 100 milionë euro për Haaland

-Instant, Sport



Erling Haaland është në shënjestër të klubeve më të rëndësishme të Europës, që në momentin që shkeli në Dortmund me një impakt të frikshëm golash vendimtar, sidomos në Champions League. Të gjithë e kanë një mendje tek ai, por sipas medias spanjolle Real Madrid e ka zgjedhur si sulmuesin e të ardhmes. Klubi i Florentino Perez është gati të derdhë 100 milionë euro: 80 për kartanin e lojtarit e 20 si komision për të bindur Raiolan.

Në fakt, duket e vështirë në këtë pikë të mundet oferta të cilën janë gati të prezantojnë në janar anglezët e Manchester United. Sipas Don Balon, Red Devils janë favoritë për ta blerë norvegjezin që në janar e për ta bërë, duke shmangur cdo konkurencë, janë të gatshëm të investojnë 150 milionë euro. Ardhja e Cavanit, jo vetëm që është në terma afatshkurtër, por nuk po jep edhe frytet e shpresuara, gjë që i bind edhe më shumë në Old Trafford të trokasin në dyert e Dortmund, për një lojtar të nivelit të lartë e ende adoleshent.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *