• |
ide | kryesore

Policia gjyqsore mbërrin tek Lazio: sekuestrohen të dhënat e tamponeve në Formello e Avellino

-Instant, Sport



Cështja që po trondit futbollin italian i ngjan cdo ditë e më shumë një telenovele. Cështja e tamponeve të Lazios tani komplikohet vërtetë: hetuesit e policisë gjyqësore janë dërguar nga Prokuroria e Republikës, që heton mbi cështjen e testeve e të respektimit të protokollit anti-Covid nga ana e shoqërisë bardhekaltër, për të siguruar elementë në qendrën sportive të Formellos e në laboratorin e analizave të Avellinos ‘Futura Diagnostica’.

Janë sekuestruar referimet e tamponeve të kryera në javët e fundit e të tjera dokumenta. Një situatë që bëhet gjithnjë e më intriguese e që hedh hije mbi punën e Lazios, që ka përfunduar në një ciklon që duket se zmadhohet cdo ditë e më shumë. Jo një mënyrë e mirë për tiu afruar sfidës delikate kundër Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *