• |
ide | kryesore

Reagon Trump: Nuk e përcaktojnë mediat kush është President

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti në detyrë Donald Trump vijon të mos e pranojë humbjen e zgjedhjeve presidenciale. Ai thotë se ende nuk ka mbaruar numërimi i të gjitha votave dhe se nuk janë mediat që përcaktojnë se kush do të jetë fituesi.

“Që kur media e përcakton se kush do të jetë presidenti ynë i ardhshëm? Të gjithë kemi mësuar shumë në dy javët e fundit!”, – ka shkruar Trump në Twitter.

Edhe Zonja e Parë, Melanie Trump ka përgënjeshtruar një lajm të CNN se ajo po i kërkon bashkëshortit që të njohë humbjen.

“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votim të ligjshëm dhe jo paligjshëm. Votat duhet të numërohen. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, – shkroi ajo në Twitter. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. Pak dite para zgjedhjeve kane cuar me porosi nicen dhe titin per manipulim votash. Po ju sbesuat. Trumpi do hapi cader para shtepise se bardhe

  1. Mos kerkoni armiq me te medhenj per mbare njerzimin me se ” mediat”. Nuk do gjeni. I bashkohem miljona njerezve qe e kan zbuluar dhe e thon hapur kete gje. Armiku me i madh dhe me i rrezikshem per mbar njerzimin eshte media. Komod nga kolluku me nje telekomand dhe nje ushtri e tere te shiturish sherbetor te bindur te interesave te globalist liberisteve marksisto komunisto dikatoreve.

  2. Me kujtohet kur CNN i beri vend ketij surrelistit tone, qe te fliste hapur kunder Trump, merreni me mend pastaj se c’bejne mediat kur kane objektiv baltosjen!

    Tani ka dale lajmi, qe Melania do divorcohet me Trump!

  3. Biografët kanë pohuar se Biden ka qenë një nxënës apo student me nota të uëta, kurse Trump gjatë gjithë cikleve të shkollimit ka qenë i pari i klasës.
    Përse nuk e përmendin mediat këtë fakt ?
    Përse mashtrohet publiku deri edhe për moshën e Bidenit.
    Mund ta gjesh menjëherë në Google që Biden ka lindur në nëntor të 1942, pra ai është 78 vjeçar.
    Përse paraqitet një vit më i ri si 77 vjeçar.
    Gjatë tetë viteve kur Obama ishte president e Biden nënpresident, SHBA-së ju dobësua roli i si një shtet lider i botës. U vlerësua me të drejtë si presidenti i parë afro-amerikan, por ama deri kaq.
    Gjatë atyre viteve na dilte Putini në sondazhet e gazetave si lider botëror me cilësimin “njeriu i vitit”. e Kina u fuqizua duke mbytur tregun botëror.
    Qëkurse në Shtëpinë e bardhë erdhi si president Trump, SHBA e mori përsëri rolin e udhëheqësit botëror, e më së fundi shteti fantazmë terrorist islamik ISSIS u shkatërua.
    Sa i takon qëndrimit për shqiptarët, gjatë presidencës Obama -Biden, ishin vitet kur Serbia kaloi në revansh e nga agresori kriminal, filloi të shitej si viktimë.
    Ky qëndrim ndikoi edhe në disa nga krerët majtistë të Komisionit Europian si Mogherini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *