• |
ide | kryesore

Rekord i zi në Kosovë, 730 raste të reja dhe 11 të vdekur nga Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të dielë, në Kosovë është shënuar një tjetër rekord me të infektuar me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.794 mostra, prej të cilave kanë rezultuar 730 raste pozitive. Po ashtu, janë raportuar 11 viktima nga SARS CoV2.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç),  Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 24.155 kurse 755 kanë humbur jetën.



1 Comment

  1. Janë bërë po aq testime në Kosovë , sa u bënë dje në Shqipëri, rreth 1800 testime.
    Në Kosovë paskan dalë 730 raste infektimi e në Shqipëri rreth 500.
    Diferenca nuk është e vogël po me 200 raste më shumë.
    A nuk do të ishte më mirë që specialistja Rakacolli të na e shpjegonte se cila është arsyeja e kësaj mospërputhje të rezultateve të testimit midis Kosovës e Shqipërisë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *