• |
ide | kryesore

Video/ “Kush mendon se kam humbur tërbimin të heqë pijet nga tavolina”: Conte nuk përmbahet pas 1-1 me Atalantën

-Instant, Sport, Video



Inter harron të fitojë, Atalanta gjithashtu: përfundon 1-1 mes dy skuadrash të lodhura, që pas një pjesë loje nuk bënë asnjë goditje në portë. Avantazhi interist ishte një blitz i Lautaro Martinez, barazimi i bergamaskëve erdhi falë Miranchuk pasi Gasperini revolucionarizoi skuadrën në emra e modul. Një pikë që nuk i shton asgjë klasifikimit e që fton si Gasp ashtu edhe Conte të reflektojnë gjatë pauzës.

E Antonio Conte nuk përmbahet pas një tjetër rezultati zhgënjyes, që sipas tij nuk përligj performancën e treguar në fushë: “Nuk prisja asnjë reagim pas Madridit, sepse aty bëmë një përfaqësim të mirë, munguam vetëm tek rezultati. E njëjta gjë sot me Atalantën që është një skuadër e fortë dhe është e vështirë të luash kundër tyre. Dështuam në instiktin killer para portës por kush thotë se jam reflektiv e se kam më pak tërbim agonistik i këshilloj të heqë verën nga tavolina e edhe likeret e pijet e tjera”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *