• |
ide | kryesore

Video/ Premier League: Vardy i jep kryesimin Leicester, City e Liverpool barazojnë

-Instant, F1, Sport, Video



Ndeshja e madhe e të dielës në Premier nuk ka fitues, me Liverpool që barazoi 1-1 kundër Manchester City të Guardiolas (penalltisë së Salah në të 13’ iu përgjigj Gabriel Jesus në të 31’) duke humbur mundësinë për të kapur ne krye të klasifikimit Leicester, që doli fitues 1-0 ndaj Wolves falë penalltisë së realizuar nga Vardy në të 15′. Fitore edhe për Tottenham të Josè Mourinho, që u imponua 1-0 në fushën e WBA falë golit me kokë të Harry Kane dy minuta nga fundi.

Pas dy sukseseve radhazi, ndërpritet seria fituese e Liverpool që në Etihad nuk shkon më shumë se 1-1 kundër Manchester City, duke u pozicionuar dy pikë pas Leicester. “Ndeshja më e vështirë e botës” si e përcaktoi Klopp para sfidës, u zhbllokua pas vetëm 13 minutash me Salah që nga pika e bardhë nuk gaboi penalltinë e akorduar në favor të Reds për ndërhyrjen e gabuar të Walker.

City reagoi menjëherë dhe në anët e Alisson që në minutën e 31’ nuk mund të bënte asgjë në konkluzionin e afërt të Gabriel Jesus, i aftë të kthehej në hapësirë të ngushtë pa i dhënë asnjë shans portierit. Pas barazimit presioni i Citizens u bë asfiksues e në të 42’, për shkak të prekjes me dorë të Gomez, De Bruyne kishte mundësinë për ti dhënë avantazhin të tijve, por nga 11 metra goditi keq.

Në pjesën e dytë numri 9 i vendasve trembi mbrojtjen kundërshtare me një goditje me kokë nga fare pranë, në të 55’, rast pas të cilit u ngjitën në katedër mbrojtjet e të dy skuadrave. Teknikët duke parë vështirësinë e lojtarëve për të krijuar aksione të rrezikshme, provuan ti ndryshojnë gjërat me ndryshimet por, edhe ata që u aktivizuan nuk e ndryshuan dot rezultatin. Përfundoi 1-1, rezultat që e lë Liverpool në pozicionet e para, e njëkohësisht gozhdon City në mes të renditjes.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
West Bromwich Albion 0 – 1 Tottenham Hotspur
Leicester City 1 – 0 Wolverhampton Wanderers
Manchester City 1 – 1 Liverpool



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *