• |
ide | kryesore

Akuza për dezinformim/ Basha: Kam dy të shtruar te spitalet Covid, shifrat që raportohen nuk janë reale

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me akuzat e tij për keqmenaxhim të situatës së pandemisë dhe shpërndarje të informacionit të rremë nga ana e autoriteteve për sa i takon pacientëve të spitaleve Covid. Kryedemokrati Basha ka thënë se mospasja e informacionit të saktë ka shkaktuar panik te qytetarët.

“Shifrat që raportohet nuk janë reale. Unë kam dy të afërm, një të spitali Infektiv e një te Sanatoriumi dhe ata më thonë se nuk iu është bërë testimi familjarëve. Kam një burrë, të shtruar me Covid-19 dhe gruas e vajzës që kanë simptoma, nuk iu është marrë tamponi. Kam që në mars që them të shtohen testimet. Nuk shtohen testimet, por përkundrazi bëhen më pak që të krijojnë idenë se janë më pak të infektuar”, ka deklaruar Basha.



2 Comments

  1. Historia e vjetër dëshmon se gjatë diktaturës komuniste kosovarët kërkonin ‘besë’ këtu, por tradhtoheshin nga shqiptarët udhëheqës.

    Po pse vallë ndodh tradhtia?

    E para është ambicia e tepruar, lakmia, pasioni për pushtet. A i shkoni që rrinë 30 vjet në pushtet. Secili, në kaq vjet, është i detyruar ta tradhtojë kombin të paktën 30 herë; përderisa rrinë atje lart e bëjnë zullume pa kthim.

    Këta shqiptarë ‘të naltë’, kur firmosën në KiE paktin e djallit kundër shqiptarëve, sigurisht nuk kishin në sy urrejtjen për shqiptarët, por i mbyti pasioni për të mbajtur pushtetin. Vetë zoti Berisha e tha se ‘na e kërkuan ata’ tradhtinë, dhe ne e bëmë. Po këtu është puna, se BE të jep pushtet e ti tradhton shqiptarët. Ka një varësi të tmerrshme mes pushtetit dhe tradhtisë; por ka edhe një krim të madh, njëkohësisht. Sepse për pushtetin tënd ti shkatërron kombin dhe njeriun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *