• |
ide | kryesore

Akuzat ndaj Thaçit, përgjigjet ish-presidenti i Kosovës

Lajme, Të fundit



Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u pyet nga gjyqtari nëse i ka lexuar akuzat ndaj tij duke i kërkuar edhe një koment për to. Ish-Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi i prerë se i hedh poshtë të gjitha pretendimet e ngritura ndaj tij.

”I kam dëgjuar, i kam lexuar akuzat dhe i hedh poshtë të gjitha”, tha shkurtimisht Hashim Thaçi.

Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Sot para gjykatësve në Hagë është paraqitur edhe Jakup Krasniqi, i cilu u deklarua i pafajshëm për akuzat që e rëndojnë nga Specialja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *