• |
ide | kryesore

“Liria ka emër”, por prangat janë për të gjithë njësoj

-Instant, 1, Ide



Në seancën parapraprake të paraqitjes së ish presidentit Thaçi në Hagë pati një detaj që kaloi pa shumë vëmendje. Avokati i tij, David Hooper, kundërshtoi para trupit gjykues mbërritjen e klientit të vet në sallë, të mbërthyer me pranga në duar. Ai e konsideroi atë si një akt të turpshëm, ndaj një njeriu që deri në dënimin e formës së prerë konsiderohet si i pafajshëm, pa harruar të përmendë se ajo gjykatë, ku po debatohej këtë të hënë ia dedikonte ekzistencën e saj, votës dhe vullnetit politik të Hashim Thaçit.

Lexo me tej:

Procesi i Hagës. Thaçi futet në sallë me pranga: “Jam i pafajshëm”

Përgjigjet që mori nga kreu i trupit gjykues dhe më pas nga një nënpunëse e administratës ishin të akullta deri në cinizëm: “Këtu të gjithë të burgosurit trajtohen njësoj”.

Kjo sekuencë, në dukje rutinë, flet shumë jo vetëm për ndryshimin e statustit të ish presidentit të Kosovës dhe të gjithë ish komandantëve që do të gjykohen së bashku me të, por mbi të gjitha për mënyrën e ndryshme se si duhet të mbrohen ata.

Po të shihje sot, dy seancat për Jakup Krasniqin dhe më pas, atë për Hashim Thaçin, ato ndryshonin kryekëput nga histeria kolektive e pa dobishme që ka plasur anekënd, nga Tirana në Prishtinë.

Aty debati zhvillohej mbi argumenta dhe kundër argumenta, mbi këndvështrime ligjiore për rezikshmërinë që kanë sot të akuzuarit, mbi provat apo mungesën e tyre për ti mbajtur ata në burg.

Edhe Hooper, avokati i ish presidentit që demostroi që në ditë e parë se di ta mbrojë mjeshtërisht klientin, ishte në ndërhyrjet e tij tejet sintetik.

Ndonëse shfrytëzoi me stil dy thënie të Bob Dollit dhe Joe Biden, argumentat e tij qenë teknikë dhe të zhveshur nga patetizmi që na ka shudhuar veshët këto ditë.

Po ta krahasosh këtë pamje, me loghorenë që kanë shpenzuar politikanë dhe personzhe të njohur këto ditë, me shfaqet folklorike që kanë dhuruar debatet televizive të mbrëmjes, nuk e ke të vështrirë të kuptosh se ç’tagji për gomerë i serviret si ushqim informatv publikut shqiptar.

Daljet nëpër studio me T- shirt të stampuara: “Liria ka emër”, thirjet patetike për mospërbaltjen e luftës së UÇK-së, ruajtja me fanatizëm e mtit të pacënuar të çlirimtarëve, nuk kanë të bëjnë aspak me atë që po ndodh.

Ato i fryjnë kot së koti flamujve nacionalistë të hymnizimit së politikanëve të deri djeshëm, por aspak mbrojtjes të të akuzuarve penalë të sotëm.

As batareja e pretendimeve se gjithçka e ka stisur Serbia dhe Rusia, as konspiracioni se kjo po ndodh në kohën kur perëndimin po e bren ndërgjegjja për bombardimet ndaj Beogradit, as shfryrjet kundër Dik Martit, nuk kanë ndonjë vlerë.

Nëse do të binim në këtë kurth, atëherë duhet të besonim skenarin paranojak se ata që e bënë Kosovën, ata që i dhanë lirinë dhe shtetësinë, sot qenkan mpleksur bashkë me kundërshtarët e dikurshëm për të përdhosur epopenë e çlirimtarëve, për të njollosur figurat e luftës dhe për të kthyer mbrapsht historinë e këtyre dy dekadave.

E vërteta nuk është kështu. Ajo qëndron në faktin se, në vitin e fundit të lufës dhe në muajt e parë pas saj, janë kryer krime. Krime ndaj shqiptarëve, krime ndaj pakicave me ngjyrë dhe krime ndaj serbëve. Për shumicën nuk ka autor. Shteti i ri dështoi në zbardhjen e tyre dhe pikërisht për këtë u ngrit Gjykata Speciale.

AKT-AKUZA/ Shkopa bejsbolli, leva, djegie… torturat ndaj serbëve dhe anëtarëve të LDK

Tani pyetja është: A janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi apo Rexhep Selimi fajtorë të drejtëpërdrejtë për to? A mund të shigjetohen ata për akuza konkrete apo thjeshtë si pjesë e zinxhirit komandues të çlirimtarëve? A kanë urdhëruar ata vrasje dhe tortura, apo duhet të mbajnë edhe kostot e dëmeve kolaterale që çdo luftë i ka të pa shmangshme?

Ky është në fakt debati real, faktet për të cilin do ti shohim nëse qëndrojnë apo jo, dorë pas dore me zhvillimin e proceseve në Hagë.

Por, ky është një diskutim që mund të zhvillohet vetëm me prova, dhëshmi dhe argumente. Pak a shumë si prologu i tij, sot në seancën e parë ndaj Hashim Thaçit.

Gjithçka tjetër, përbetimet nacionaliste, historitë e denja për rapsodë, britmat për lavdinë e luftës, apo qoftë dhe ankthi i përbaltjes së UÇK, madje shumë më tepër, frika e njollosjes së krejt kombit, janë krejt pa vlerë për të ndaluar atë që ka nisur.

Ato mund të shërbejnë për të ruajtur mitin e komandantve në zemrat e tifozëve të tyre partiakë, por aspak për ti shpëtuar ata nga drejtësia e Hagë. Sepse pak rëndësi ka sesa i kanë dhënë ata lirisë nga emri i tyre, kryesore është të arrijnë të heqin prangat e të burgosurtit nga duart.

Për Thaçin dhe shokët e tij e rëndësishme nuk është lavdia, por pafajsia.

Pasi, nëse ndodh kështu nuk do të lehtësonin vetëm veten, por edhe ata që hiqen sikur i shqetëson, nëpërkëmbja e lavdisë së UÇK-së.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. KJO PORDHA LIRIA KA NGA ZAGARI BATON HAXHIU DHE CA ZAGAR SHOKE TE TIJ ESHTE NJESOJ SI KUR YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKIJ DOSJEN EDI RAMES DHE THA ME DHA DOKTORI,NJE PORDHE E QELBURE KUR ATA VET BESOJN SE PO MBABE ERE TE MIRE

  2. KY DAKU SI DUKET VETEM SA KA DAKUR NGA BYTHA E VANGJUSH DAKOS

  3. Nje gje me duket e sigurt – nese keta dalin te pafajshem, ne baze provash, te gjithe pjesetaret e Hages – gjyqtaret, sekretaret, prokuroret, policet, kopshtaret, kuzhinieret, elektricistet…. TE GJITHE – DUHET TE FUTEN AUTOMATIKISHT NE BURG PER 1 NDER 2 AKUZA:
    1. KOMPLOT!
    2. PAAFTESI!

  4. Po normal qe ato argumenta do perdoren se ne gjykate nuk pi uje gje tjeter.
    Por ne duhet te themi troc nje gje tjeter, ate qe ketyre patrioteve gerthites nuk i intereson fare nese Thaci ka bere krime kunder njerezimit. Edhe po te kishin nje mal me prova ne Kosove apo Shqiperi (qe me siguri i kane) nuk do e denonin kurre. Keta besojne se rivendosja e drejtesise ben me shume dem se mire dhe kjo mund te jete e vertete ne nje pikepamje pragmatike. Lufta nuk ka gjasa te kthehet, por dhe po u kthye nuk eshte ndonje mekat t’i vrasesh ato qe ndjekin nje linje qofte edhe pak me ndryshe se krahu ushtarak. Te tjerat jane thjesht hipokrizi qe eshte gjithashtu e kuptueshme.

  5. Gjeri tani nuk kemi pare asnje ushtar apo ushtarak rus,amerikan,anglez apo francez qe te denohet nga Haga.O kane bere krime keta as qe diskutohet por kane luftuar dhe luftojne.
    P.sh mbas luftes se dyte boterore u denuan vetem te mundurit kurse fitimtaret nuk gjykohen.Po a kane bere krime keta fitues? Sa te duash,por eshte lufte dhe nuk e ndan dot qe mbas lufte do vije Shkullaku apo Bushati dhe do te na thote qe keni bere mire apo jo?
    Mjere te mundurit.Asnje Amerikan apo Anglez etj nuk eshte gjykuar per krime psh ne Vietnam,Kamboxhia,Irak,Libi etj..
    Pse me Kosoven do te nxjerrim drejtesine boterore?
    As me shume e as me pak drejtesia eshte si llastiku qe nderron forme si te duash dhe kur te duash.Asgje nuk eshte e rastesishme dhe relative.

  6. Nuk do të hapeshte me kaq pasion diskutimi për arrestimin e krerëve të UÇK, nëse kanë bërë apo jo krime gjatë lufteë e pas saj, nëse për Serbinë do të ishte vepruar nga gjykatat ndërkombëtare njëlloj siç u veprua me Gjermaninë naziste nga Gjykata e Nurembergut.
    Ndërkaq, nuk ka sepse të harojmë se , ndonëse Stalini e BS ishin pjesë e aleancës antifashiste që fitoi Luftën e dytë botërore, , i sollën njerëzimit po aq viktima në kohë paqe, me diktaturat e tyre kriminale komuniste.
    Le të shkojmë tani në shtëpinë tonë, në Shqipëri.
    Lufta e brigadave partizane nën drejtimin e “komandantit legjendar” Enver Hoxha, kishte merita për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, po aq sa kishte merita për çlirimin e Kosovës edhe UÇK.
    A do të kishte mundur Ushtria Nac.Çl. e UÇK që vetëm me forcat e veta të çlirohej nga gjernanët apo nga serbët ?
    Sidoqoftë, qoftë luftëtarëve kundër nazizmit gjerman, edhe atyre kundër nacional shovinizmit serb, është e marrëzishme që tju a mohosh luftën e tyre të drejtë patriotike për liri.
    Heroizmi patriotik i këtyre luftërave, përbën vetëm njerën faqe të historisë.
    Por historia nuk ka sepse ndalet vetëm në këtë fakt.
    Kanë historitë e këtyre dy luftërave të drejta heroike edhe faqen tjetër të shëmtuar.
    Si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj, veç armikut pushtues, “armiq” që duheshin vrarë e persekutuar u quajtën nga komunistët edhe shqiptarët që kishin mendim ndryshe, aq sa të dy këto luftëra , rrezikuan të kthehen në luftëra civile për pushtet
    Si në Shqipëri, edhe në Kosovë pas 6 dekadash , u përsërit thuajse e njejta histori.
    Lideri i partisë së djathtë “Balli kombëtar” në Shqipëri, ishte një pinjoll i rilindasve të shquar e intelektuali e patrioti më i shquar shqiptar, Mithat Frashëri, kurse në Kosovë ishte një tjetër intelektual e patriot i shquar, Rugova.
    Që të dy këta, nga komunistët e Shqipërisë e Kosovës u quajtën “tradhëtarë” armiq, e si gjatë luftës , edhe pas saj, liderët e këtyre dy partive u persekutuan e deri u vranë .
    Duhet pranuar për hir të së vërtetës, se krerët e UÇK, ndryshe nga krerët e U.Nac.Çl., nga të majtë, meqë u ndihmuan nga NATO, ju afruan më shumë perëndimit dhe filluan ta zbusin gjuetinë e shtrigave ndaj Rugovës e partisë së tij, ama deri tani, duke qenë vazhdimisht në pushtet, nuk guxonte askush që të jepte dëshmi për krimet e tyre.
    I jap plotësisht të drejtë Bushatit që evidenton një fakt të shëmtuar korrupsioni.
    Faktin se krerët e UÇK pas luftës mbrenda pak kohësh u bënë më të pasurit në Kosovë, e unë po shtoj ate që nuk e përmend Bushati, njëlloj si me komunistët brekgrisur në Shqipëri , që nga kasollet me kashtë, erdhëm në Tiranë e hynë në vilat e sekuestruara të shumë patriotëve e intelektualëve të shquar shqiptarë

  7. Prangat ne duar e Thaci and Co. jane POLITIKE
    Sepse politika aktuale USA+EU nuk do qe asnje perfaqesues te UCK te jete pjese e politikes.
    Me dorheqje, me largime pa deshire, me Pranga ne duar nuk ka rendesi!
    UCK eshte destinu te mos perfaqesohet ne politike, dhe kush nuk e ka kuptu kete do ta kuptoje se shpejti kur asnje ish anetar i saj mos shohe me jete ne politike.

  8. Përveç ” shpëtimtarit ” tonë të përjetshëm dhe gaztorit të pavdekshëm me emrin Sali Berisha, taborrit të “shpëtimtarëve” tanë të rremë i është bashkuar edhe Presidenti i Republikës i cili, pas përshkrimeve bajate, vulgare, të padenja dhe antikushtetuesve të pushtetarëve, ka lëshuar ultimatumin çudibërës ” O sot, o kurrë ! “.

  9. Llapaqitja e ores 18:12 eshte kopje qe i perket uturakut TemA te Mender Bazes
    Kopjaci eshte po ai, Ethem Lalaj nje enverist katunar mallakastriot qe e kryen kopjen si detyre partie pa pagese

  10. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, thotë:

    Nderkohe i 4-ti shqiptar hidhet nga dritaret e spitalit (kete rradhe atij Infektiv) per ti shpetuar asaj ‘Shendetesise falas’ me vetvrasje. Eshte ne gjendje te shume te rende. Dhe paralel me ngjarjen Manastirleshja krihet para mediave!
    Z. Bushati, eshte me rendesi paresore fokusimi te kjo gjendje mizerabel ne shendetesi qe po detyron njerezit te tentojne vetvrasjen duke u hedhur nga dritaret e spitalit!
    Pastaj hajde se po qajme hallet e Thacit me shoke.

  11. hala s kuptojne shqiptaret qe europa i ka pjerdh me kohe e vakt,,…..ndarja e babzitur e trojeve shqiptare fqinjeve ,genocidet e fqinjeve te mbeshtetura ng kurva e motit,….. kosoven qe e cliroi amerika dhe ja ja la pilaf europes , kjo e fundit do ta pozicionoje dhe formatoje sipas deshires se vete, ne na shohin si vend arabik muslimanist , dhe mundet te sillen me ne si tja doje menderja dhebktu i mbeshtesim dhebne si race e felliqur dhe mercenare qejemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *