• |
ide | kryesore

Ankohet avokati/ Thaçi me pranga brenda në Gjykatë, gjyqtari i prerë: S’ka trajtim preferencial për të. Kjo është procedura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjyqtari Nicollas Guillou i është përgjigjur ankesës së avokatit mbrojtës së ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper, lidhur me prangosjen e tij. Gjyqtari u shpreh se gjitha është procedurë dhe se Thaçi nuk do të preferojë trajtim special.

Pjese nga seanca

Gjyqtari Nicollas Guillou: Dua të trajtoj një çëshje për prangat. Nuk ka trajtim të posaçëm për klientin tuaj. Kjo është procedura që aplikojmë për çdo person që vjen në sallën e gjyqit.

*Thaçi flet me avokatin, Hooper: Faleminderit gjykatës. Dy personat që përmendëm janë thjeshtë çështje historie (referenca me Joe Biden dhe senatorit Bob Dole). Unë personalisht do të thoja që nuk na keni dëgjuar parashtrimet tona. Do të ishte e drejtë që të dëgjonim prokurorinë, të bësh të kundërtën është të dalësh kundër ligjit. Mendoj që kjo është mënyra e duhur për të vepruar.

Prokuroria: Kemi bërë parashtrime, Gjykata e ka marrë vendimin. E kuptojmë që keni kërkuar informacion nga ne. Do t’ja japim këtë informacion.

Gjyqtari Nicollas Guillou: Keni ndonjë gjë për të thënë zoti Thaçi?

Hashim Thaçi: Gjithë çfarë do të thoja e potencoi avokati.

Gjyqtari Nicollas Guillou: Faleminderit zoti Thaçi. Iu vazhdoni që të jeni në ndalim, mund ta kundërshtoni në javët që do të vijnë.

Ditën e sotme në Gjykatën Speciale në Hagë u zhvilluan sot dy seancat e para gjyqësore për zyrtarët e UÇK-së që akuzohen për krime lufte. I pari që u përball me togat e zeza është ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ndërsa seanca u zhvilluar edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi. Të dy u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre për krime lufte. Ndërkohë që nesër para Gjykatës Speciale del ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ndërsa pasnesër Rexhep Selimi.



6 Comments

  1. Kjo eshte ashiqare fushat antishqiptare. Arrestuan te gjith komandantet e uck. Nuk dua ti justifikoj Po lufta ka edhe deme te tilla kolaterale. Edhe vendet demokratike kan ber plot krime. Nejse, cudia eshte qe te gjith lideret e Kosoves jan gjykuar. Po keta te serbis. Po Vucic qe ishte minister propagande i Milloshvicit? Po Dacic nje tjeter minister i Milloshvicit? Keta kishin gjith ushtrin dhe i benin spastrimet etnike me plane qeveritare. Uck lufte per tu mbrojtur e per liri. Europa kurv. Rroft ShBA.

  2. Nuk eshte dash leju qe ne fillim krijimi i gj.te tilla. nuk ka pas nevoj per nderhyrje ……ky eshte rezultati i nderhyrjeve dhe kolonizimeve dhe diktateve dhe i luftrave…cdo gje me pas kthehet mirfilli ne diktature. por shqipo zinjte edhe pas 100 vjetesh nuk e kan marr mesimin e keshtu historikisht kan mbyt vetveten ne cdo menyre te mundshme. dhe ne kete faze shqipot jan bere tejet te peshtire e te neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *