• |
ide | kryesore

Ansu Fati, 4 muaj jashtë fushave: operacioni në gju kryhet me sukses

-Instant, Sport



Barcelona e vetë lojtari vendosën për kohën më të gjatë të mungesës, por për sigurinë e të ardhmes së Ansu Fati, edhe pse tashmë klubi duhet të bëjë llogaritë me mungesën e gjatë të lojtarit të talentuar, të dëmtuar në javën e fundit të kampionatit spanjoll. 18 vjecari i është nënshtruar sot një operacioni në gju, plotësisht i suskesshëm. Lajmin e përfundimit pozitiv të ndërhyrjes e ka dhënë vetë klubi blaugrana, që duhet të presë katër muaj përpara se të ketë përsëri në fushë talentin e tij.

“Futbollisti i skuadrës së parë Ansu Fati këtë të hënë ì është nënshtruar me sukses operacionit për këputjen e meniskut të brendshëm të gjurit të majtë, kryer nga doktor Ramon Cugat, nën vëzhgimin e stafit mjekësor të klubit. Kohët e rikuperimit të përcaktuara janë katër muaj“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *