• |
ide | kryesore

Basha zbulon skenarin e tij për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mënyrën se si do e menaxhonte ai situatën e krijuar nga COVID-19, duke rritur numrin e testimeve dhe duke marrë masa të tjera shtesë për përballimin e pandemisë.

Basha tha se do ta çonte në 5 mijë numrin e testimeve si dhe do të forconte kapacitetet dhe në spitalet rajonale, duke mos e çuar vendin në një tjetër mbyllje.

“I kërkoj që të marrë masat për të mbrojtur jetët e njerëzve (Ramës). Të ngrihet në nivelin e detyrës tani që bëhet fjalë për jetët e njerëzve. Gjithçka tjetër shkon e vjen. Jeta dhe shëndeti i njerëzve është parësor. E para e punës do të shtoja testimet. Unë i kërkoj 2500 testime. Vetë do kisha bërë 5 mijë testime. Do i kisha shtuar pajisjet. Në çdo vend ku janë bërë mjaftueshëm testime, zinxhiri i infeksionit është shkëputur ose lehtësuar. Vendimi i parë që do kisha marrë, edhe sot, do ishte rritja dramatike e numrit të testimeve. E dyta që do bëja; që të fusja në këtë betejë mjekët e familjes, apo dhe spitalet e rretheve. Me pak përpjekje dhe financim do të mundësonim që spitalet rajonale të trajtonin COVID. Kur merret situata parasysh, parashtrohet nëse a duhet të shkojmë drejt mbylljes, apo drejt një mbyllje të pjesshme. Këtu shihet situata. E kë të pamundur të vlerësosh gjendjen. Dhe pothuajse me qëllim po e le, që një pjesë e madhe e popullatës të infektohet. Sa i takon mbylljes së pjesshme apo jo, duhen marrë masa paraprakisht. Vendimi për mbylljen, se marr unë. Vendimin që do të merrja sot, nëse do isha kryeminister, pasi sot kam autoritetin e fjalës, do kaloja në 5 mijë testime, do filloja vaksinimin, do paguajë mjekët e infermierë. Pastaj do bëja vlerësimin. Jo ta lësh të shpërthejë kudo dhe më pas të thuash; skam ça bëj dhe do e mbyll.”, tha Basha.



2 Comments

  1. Historia e vjetër dëshmon se gjatë diktaturës komuniste kosovarët kërkonin ‘besë’ këtu, por tradhtoheshin nga shqiptarët udhëheqës.

    Po pse vallë ndodh tradhtia?

    E para është ambicia e tepruar, lakmia, pasioni për pushtet. A i shkoni që rrinë 30 vjet në pushtet. Secili, në kaq vjet, është i detyruar ta tradhtojë kombin të paktën 30 herë; përderisa rrinë atje lart e bëjnë zullume pa kthim.

    Këta shqiptarë ‘të naltë’, kur firmosën në KiE paktin e djallit kundër shqiptarëve, sigurisht nuk kishin në sy urrejtjen për shqiptarët, por i mbyti pasioni për të mbajtur pushtetin. Vetë zoti Berisha e tha se ‘na e kërkuan ata’ tradhtinë, dhe ne e bëmë. Po këtu është puna, se BE të jep pushtet e ti tradhton shqiptarët. Ka një varësi të tmerrshme mes pushtetit dhe tradhtisë; por ka edhe një krim të madh, njëkohësisht. Sepse për pushtetin tënd ti shkatërron kombin dhe njeriun

  2. O LUL KARI në cilin vend të BE apo kudo ku bëhen shumë testime është shkëputur zinxhiri ose është ulur ndjeshëm numri i të infektuarve? Apo mendon se shqiptarët nuk ndjekin mediat botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *