• |
ide | kryesore

Bjellorusia 13 javë në protestë/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkos

-Instant, Lajme, Planet



Mbi 1,000 protestues u arrestuan të dielën në Bjellorusi, në fundjavën e 13-të të protestave që bëjnë duke kërkuar dorëheqjen e udhëheqësit Aleksandër Lukashenkos dhe zgjedhje të reja presidenciale. Grupi i të drejtave të njeriut Vyasna ka deklaruar se 1,024 vetë janë arrestuar nga forcat e sigurisë, ndërsa të tjerë u rrahën brutalisht. Shumica e arrestimeve u bënë në kryeqytetin Minsk.

Presidenti Lukashenko e mban pushtetin në Bjellorusi qysh në vitin 1994. Ai është rizgjedhur president në muajin gusht, nëpërmjet një procesi që sipas opozitës dhe protestuesve, tërësisht të manipuluar. Vendet perëndimore refuzojnë ta njohin Lukashenkon si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe i kërkojnë atij ta transferojë pushtetin në mënyrë paqësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *