• |
ide | kryesore

Bora Zemani flet për herë të parë për lidhjen me Donaldin

-Instant, F1, Paparazzi



Bora Zemani ishte e ftuar speciale mbrëmjen e djeshme në spektaklin e ri të vëllezërve Veshaj dhe nuk la gjë pa treguar. E ulur përballë partnerit të saj, Donald Veshaj, në sfiën “Ndaj ose Haje”, moderatorja dhe aktori i humorit treguan detaje të shumta rreth lidhjes së tyre 2-vjeçare, për të cilën deri sot janë treguar të rezervuar në maksimum.
Bora tregoi se çfarë ka menduar për Donaldin kur e ka parë për herë të parë, pavarësisht se në fillim insistoi.

“Kur të kam parë për herë të parë e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida”, tregoi Bora.
Më pas u pyet nga Donaldi se cila është zënka e tyre e fundit dhe ajo nuk ngurroi të përgjigjej.

“Ne kishim një përvjetor bashkë dhe supozohet që çiftet mendojnë për njëri-tjetrin, t’i bëjnë dhurata njëri-tjetrit. Kishim 2 vite bashkë. Dhe u zumë, sepse unë nuk kisha bërë dhuratë atë ditë dhe ti e kishe bërë dhuratën tënde. Dhurata ime erdhi një ditë më mbrapa”, rrëfeu Zemani.
Ndërkohë Donaldi tregoi se nuk dëshironte ta ftonte partneren e tij në emision, por u detyrua ta bënte këtë gjë, sepse nuk i kishte ardhur i ftuari që kishte planifikuar..
Në fillim të emisionit Bora foli edhe për largimin e saj nga “Treshat”. Ajo tha se ata e kishin menduar prej kohësh mbylljen e emsionit, sepse e kishin vënë re që nuk kishte më vazhdimësi dhe duke qenë se dy vëllezërit nuk mund të bënin pa njëri-tjetrin ishte detyruar Bora të largohej prej tyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *