• |
ide | kryesore

Covidin në Bergamo e shpërndau… San Siro: një spektator në pesë me simptoma infektimi

-Instant, Sport



Ndeshja e Champions league e 19 shkurtit mes Atalantës e Valencias, e luajtur në stadiumin e San Siros në Milano, ka qenë një bombë e vërtetë për shpërndarjen e Koronavirus në provincës së Bergamos, ndër zonat më të goditura në botë. E ka konfirmuar një pyetësor i realizuar nga agjensia e menaxhimit të të dhënave Intëig: më shumë se 1/5 e tifozëve që ishin prezentë në shkallët e San Siros patën simptoma të Covid-19.

“Ishte stuhia perfekte, një ngjarje e tillë është vështirë të përsëritet – shpjegon Aldo Cristadoro, themeluesi e administratori i deleguar i Intëig -: 36mijë persona që lëvizin të gjithë së bashku në të njëjtin vend për të ndjekur të njëjtën ngjarje”. Të shumtë ishin, në fakt, tifozët bergamaskë që, për shkak të problemeve të homologimit të stadiumit Atleti Azzurri d’Italia, u drejtuan për në Milanon fqinje Milano për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës në ‘ëndërrën Champions’.

Nuk ishte vetëm ndeshja: problemi ishin udhëtimi nga Bergamo në Milano me makinë me miqtë ose në autobus të organizuar – “100-120 ata që u nisën” – kujton Cristadoro – grumbullimet para ndeshjes, spostimet me metro e paradoksalisht edhe festimet pas golave të shumtë në fitoren zikaltër (4-1 për Atalantën). Hapësirat e ngushta, tifozët e shumtë që flisnin me zë të lartë e këndonin në kor ishin, si u zbulua më pas, terreni ideal për shpërndarjen e Sars-Cov2.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *