• |
ide | kryesore

“E ndjeva kaviljen të përdridhet”: Ronaldo në ankth, Juventus humb edhe Dybalan

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo mban në ankth Juventus, që nuk ka kohë as të dëshpërohet për barazimin në minutat shtesë të Lazios, sepse duhet të bëjë llogaritë me dëmtimin e portugezit në minutën e 76′. “E ndjeva kaviljen të përdridhet” ishin fjalët që portugezi murmuriti ndërsa po dilte nga fusha pas dëmtimit të pësuar në një contrast me Luis Alberton e që i ngrijnë gjakun Pirlos e tifozëve të Juventus. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të vlerësuar shkallën e traumës së pësuar (nëse është një kontuzion i fortë apo dicka më e keqe) e kohët e mundshme të rikuperimit.

Nëse CR7 i lë të gjithë në pritje, shqetësuese është edhe kondicioni i Paulo Dybalas. Sulmuesi argjentinas, vendimtar negativisht në sfidën e barazuar 1-1 nga bardhezinjtë me Lazion, nuk mund ti përgjigjet grumbullimit të Kombëtares për shkak të “problemeve genito-urinare”. Ka qenë vetë federate që e ka komunikuar lajmin, duke shpjeguar se Joya ka nevojë për “pushim e vlerësim të ri të gjendjes” e do të qendrojë në Torino në dy javët e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *