• |
ide | kryesore

“Falsitet, mashtrim e epidemi e qëllimshme”: Lazio në telashe, policia po heton pronarin e laboratorit të Avellinos

-Instant, Sport



Falsitet, mashtrim e epidemi e qëllimshme. Janë tre hipotezat e krimit që lidhen me Massimiliano Taccone, presidentin e CdA të shoqërisë në pronësi të laboratorit të Avellinos, ku të shtunën – njëkohësisht në Formello – Guardia di finanza ka sekuestruar tamponet e referimet e testeve të kryera mbi lojtarët e Lazios. Vetëm Taccone për momentin është i hetuar nga Prokuroria e Republikës së Avellinos, që dëshiron të bëjë qartësi mbi përse rezultatet e tamponeve të Futura Diagnostica janë të ndryshme nga ato të Synlab apo Campus Biomedico: Immobile pozitiv në tamponet Uefa para Bruges, pastaj negativ në tamponin e dyfishtë të laboratorit të Avellinos e kështu në fushë kundër Torinos; Immobile pozitiv në 3 nëntor ndaj tamponëve sërisht të Uefa-s e lehtësisht pozitiv ndaj atyre të Avellinos; Immobile, Strakosha e Leiva negativë në Avellino por pozitivë në Campus Biomedico të Romës e si pasoja nuk luajtën ndaj Juventus.

Jo vetëm kaq: Prokurori i Avellinos Vincenzo D’Onofrio dëshiron të kuptojë përse Lazio i beson një qendër klinike jashtë rajonit e si funksionon sistemi i tamponëve (nëse bëhen në qendër e pastaj transferohen në Irpinia, ku procesohen…). Hetimi i prokurorisë së Avellinos vazhdon në kontakt të ngushtë me Prokurorinë Federale, që do të dëgjojë mjekun social të Lazios Ivo Pulcini. Inspektorët e Figc dyshojnë një thyerje të protokollit, për mungesë të sinjalizimit të rasteve pozitive të Asl e për mungesën e izolimit 10 ditor të parashikuar në këto raste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *