• |
ide | kryesore

Procesi i Hagës. Thaçi futet në sallë me pranga: “Jam i pafajshëm”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Krerët e UÇK-së kanë nisur sot paradite daljen e tyre para gjykatës speciale në Hagë. I pari ka qenë ish zëdhënësi çlirimtarëve Jakup Krasniqi dhe në ora 15 00 para gjykatës ka dalë edhe ish presidenti Thaçi. Që të dy deklaruan që në fillim se ndihen të pafajshëm ndaj akuzave për vrasje, torturim dhe pengmarrje. 

Në ditët në vijim te Gjykata Speciale krimeve të luftës së Kosovës në Hagë do të paraqitet edhe Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi përkatësisht në 10 (në orën 15:00) dhe 11 Nëntor  (në orën 11:00).

“I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, ka deklaruar Thaçi. Rolin më të madh në mbrojtjen e tij e ka mbajtur avokati i ish persidentit David Hooper. “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate” ka theksuar ai. Ndërkohë që Thaçi është pëergjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e veta, ky i fundit theksoi se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turpi dhe se salla  gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

I pari që doli sot para trupës gjykuese qe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ai është parë i emocionuar në fjalët e tij të para duke hedhur poshtë fajësinë. Ai ka adresuar kritika të ashpra për këtë gjykatë dhe në jo pak momente emocionuese gjatë deklarimit i është dridhur zëri dhe është përlotur. “Unë dhe populli im kemi mbajtë shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasë nevojë për një tjetër padrejtësi”, tha Krasniqi, duke e ndërprerë fjalinë në gjysmë pas emocioneve. “S’do të ndihesha mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, theksoi Krasniqi duke hedhur poshtë akuzën e një grupi kriminal.

“Nuk ka më fyese se cilësimi i prokurorit se ne jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët. Ne për një kohë të gjatë, në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë e shtetndërtimit, që i arritëm me SHBA, BE, NATO, OKB e bashkë ishim e jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare e shtetformuese. Ndërmarrje e përbashkët kriminale ishte edhe është ajo që u vu në zbatim në Beograd. Besoj shumë që këtë e di secili qytetar i arsimuar, që së paku është mbi 30 vjeç e jeton në vendet e demokracive perëndimore, me vlerat e kësaj bote, që veçohet me vlerat e të drejtat e liritë e njeriut” tha ai duke e vënë një një plan luftën e UÇK-së me atë të NATO-s SHBA e BE. “Për mua është bërë një padrejtësi e madhe, dhe do ta mbaj edhe këtë padrejtësi. Atë që s’e mban guri e mban njeriu”.

Aktakuza kundër katër krerëve të luftës u konfirmua në fund të tetorit. Ata u arrestuan nga Zyra e Prokurorit Specialist (SPO) më 5 nëntor 2020 dhe u transferuan në mjediset e paraburgimit të KSC në Hagë në të njëjtën ditë. Të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë mbajtur pozicione të larta politike në vitet pas luftës me Serbinë. Thaçi dha dorëheqjen si President i Kosovës para se të arrestohej dhe transferohej në Hagë; Veseli ishte Kryetar i Parlamentit dhe kryetar i partisë PDK; Krasniqi ishte gjithashtu Kryetar i Parlamentit; ndërsa Selimi ishte shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe politike, Vetëvendosje. Prokuroria i akuzon ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga marsi 1998 deri në shtator 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Parlamenti i Kosovës themeloi gjykatën e krimeve të luftës me seli në Hagë në gusht 2015. Ajo erdhi pas rritjes së presionit ndërkombëtar pas një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011 nga Senatori Zviceran Dick Marty, i cili pretendoi se anëtarët e UÇK-së kishin kryer krime kundër pakicave etnike dhe politike rivalët gjatë luftës kundër Serbisë.

Në ditët në vijim te Gjykata Speciale krimeve të luftës së Kosovës në Hagë do të paraqitet edhe Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi përkatësisht në 10 (në orën 15:00) dhe 11 Nëntor  (në orën 11:00).

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Historia e vjetër dëshmon se gjatë diktaturës komuniste kosovarët kërkonin ‘besë’ këtu, por tradhtoheshin nga shqiptarët udhëheqës.

    Po pse vallë ndodh tradhtia?

    E para është ambicia e tepruar, lakmia, pasioni për pushtet. A i shkoni që rrinë 30 vjet në pushtet. Secili, në kaq vjet, është i detyruar ta tradhtojë kombin të paktën 30 herë; përderisa rrinë atje lart e bëjnë zullume pa kthim.

    Këta shqiptarë ‘të naltë’, kur firmosën në KiE paktin e djallit kundër shqiptarëve, sigurisht nuk kishin në sy urrejtjen për shqiptarët, por i mbyti pasioni për të mbajtur pushtetin. Vetë zoti Berisha e tha se ‘na e kërkuan ata’ tradhtinë, dhe ne e bëmë. Po këtu është puna, se BE të jep pushtet e ti tradhton shqiptarët. Ka një varësi të tmerrshme mes pushtetit dhe tradhtisë; por ka edhe një krim të madh, njëkohësisht. Sepse për pushtetin tënd ti shkatërron kombin dhe njeriun

    1. Pa na e provo me fakte e mer audio se kur dhe ku passka thënë Berisha që “na detyruan e ne trdhëtuam” ?
      Po pse more fundërina i transformoni fjalët e tij ?
      Ai ka pohuar diçka krejt tjetër.
      Para se të miratohej rezoluta e Këshillit të Europës, Berisha ka përgënjeshtruar me forcë gënjeshtrën e Dick Marty për transplantimin e organeve apo për “shtëpinë e verdhë”.
      Ai e kërlpoi hetimin për pretendimet e filoserbit Marty, pikërisht se ashtu siç pati deklaruar, ishte 100% që ishte një sajesë e ndyrë e propogandës serbe.
      Është mashtruesi Edi Rama që tani ngaqë nuk ju jep dot përgjigjeve akuzave të shumta nga shumica e shqiptarëve , kujton se duke sajuar këtë akuzë për presidentin, ish kryeministrin Berisha e liderin e opozitës Basha, do të largojë vëmëndjen e opinionit publik nga ndyrësitë që ka bërë në kriminalizimin e Shqipërisë e të tentativës për të shkëputur teritore zë Kosovës , për tja dhuruar mikut të tij Vuçiç.
      A keni dëgjuar ndonjë politikan shqiptar, përveç Enverit e byroistëve dhe Edi Ramës që të deklarojjë si miq të tij , ndonjë kryeministër apo president të Serbisë ?

  2. Pafajesia jepet nga Gjykata. POLITIKA DUHET TE HESHTE KUR FLET DREJTESIA. Duhet te mesohe politika shqiptare se mbi te gjitha eshte drejtesia. Pikerisht pse nuk kishte drejtesi ne Shqiperi e Kosove dhe pse ishin te pagjykueshem politikanet e larte shteterore U MIRATUA SI VETING-U NE SHQIPERI E PO ASHTU EDHE GJYKATA SPECIALE NE KOSOVE. TE GJITHE POLITIKANET SHQIPTARE DUHET TE HETOHEN PER KORRUPSION , PER VJEDHJE DHE HAJDUTERI , MADJE EDHE PER TRADHTI.

  3. I paemer 16:45,
    nuk ka me funderina se sa Saliu yt dhe atyre qe e mbeshtesin ate!
    Fakte per qendrimin antikombetar dhe anrishqiptar per Saliun ka aqe shume saqe mund te mbusheshin mijra faqe por meqene se kerkon do te mjaftonin vetem keto qe te mbylleshin bucet tuaja per Kosoven:
    _Qendrimi per Rambujene.
    _Furnizimi me nafte i ushtrise serbe.
    _Firmosja per akuzen dhe cuarjen ne Hage e gjithe komandes se UCK.
    Te kujtoj faktin se i vetmi qe nuk u lejua nga forcat e NATO te kalojne kufirin e Shqiperise per mare pjese ne mitingun e clirimit te Kosoves ishte Sali Berisha. A ka fakt me te madh se ky?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *