• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Gjirokastër, policia nxjerr dyshimet e para

Lajme, Të fundit



Gjendet i pajetë mëngjesin e sotëm një 65-vjeçar në afërsi të fshatit Palokastër në Gjirokastër.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, dyshohet se viktima është mbytur, teksa blutë kanë nisur hetimet rreth shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

“Mëngjesin e ditës së sotme, në afërsi të fshatit Palokastër, në pikën e bashkimit të lumit Kardhiq me lumin Drino është gjetur i pajetë trupi i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 65 vjeç. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe shkaqet e mbytjes së tij”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *