• |
ide | kryesore

“Im atë nuk është aspak mirë” Carlitos Tevez momentin e vështirë në familje e kalon me… futboll

-Instant, Sport



Carlos Tevez, autor i një goli në fitoren e Boca kundër Neëell’s, ka siguruar se suksesi i Xeneize e ndihmon të përballojë një situatë delikate familjare. I ati i Tevez është në terapi intensive prej ndonjë jave, pasi ka kaluar koronavirus (e kishte në gusht e kishte nevojë për asistencë respiratore) e ka edhe diabet: “Shumë e dinë që nuk po kaloj momente të mira në familje, por futbolli po më kthen gëzimin”, ka thënë Apache në fund të ndeshjes, duke theksuar besimin që Miguel Ángel Russo i ka dhënë që kur ka mbërritur në klub.

“Nuk është e lehtë të flasësh në TV. Askush nuk e di se cfarë momenti po kaloj në familje, që nuk ka të bëjë me momentin kur zbres në fushë. Është gjëja e vetme që më bën të lumtur në këtë moment. Im atë nuk është mirë. Futbolli më ka dhënë pak kohë për të harruar gjërat e shëmtuara. I jam shumë mirënjohës. Po kaloj një moment të keq, nuk kam ndërmend të gënjej”, ka shpjeguar ai për Footsteps.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *