• |
ide | kryesore

Jakup Krasniqi përballet me akuzat në gjykatë: Jam intelektual, Serbinë e kam luftuar politikisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jakup Krasniqi u përball me akt-akuzën në Hagë dhe kritikoi ashpër cilësimin nga akuza si “ndërmarrje kriminale” për UÇK-në.

Krasniqi cilëson se është e padrejtë të cilësohet UÇK e tillë. Ai mbrojti dhe veten duke thënë se nuk ka kryer krimet për të cilat akuzohet. Krasniqi i cilëson padrejtësi edhe dënimet që ka marrë nga regjimi Jugosllav edhe gjykimin e tanishëm.

“Unë jam intelektual, e kam luftuar politikisht Serbinë. Nuk jam marrë me popullsinë civile të Serbisë.” – u shpreh Krasniqi mes të tjerash.

Ish-kreu i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi u arrestua të mërkurën dhe u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara, që njihen si Gjykata Speciale. Me një avion ushtarak të nesërmen u nisën aty edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe kreu i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi. Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar akt-akuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Këta drejtues politikë akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Akt-akuza bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. ©LAPSI.AL 

 



1 Comment

  1. Pavaresisht akuzave dhe dites se pare te gjykimit, pikerisht ne kete dite te pare Kryeministri i Shqiperise firmos marreveshje te diskutueshme me Serbine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *