• |
ide | kryesore

“Katastrofë, tjetrën e godet Kessie”, Ibra bën batutë për rinovimin: “Pas penalltisë e kam keq punën”

-Instant, Sport



Me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme kundër Hellas Verona, Zlatan Ibrahimovic hyri në historinë e Milan sepse asnjë kuqezi nuk kishte arritur të shënonte më parë në 7 ndeshje radhazi të Serie A, por pas barazimit 2-2 kundër Hellas sulmuesi suedez nuk është aspak i kënaqur: “Fytyrën e kam nervoze, është e natyrshme, sot barazimi nuk ishte i mirë, patëm shumë raste e gabova penalltinë – ka thënë ai për Sky – tjetrën do tia lë Kessie ta godasë”, shtoi ai.

Penalltia e tretë radhazi e gabuar nga Ibra, pas atyre kundër Inter e Sparta Praga: “Ishte një katastrofë, sot nuk isha i kthjellët, luajmë shumë dhe isha o lodhur e nuk arrita të isha agresiv si zakonisht. Sot nuk isha fare“ dha verdiktin Ibra.

Kush e pyet nëse do të ishte i gatshëm të qendrojë jashtë ndonjë ndeshje, suedezi i është përgjigjur se vendos trajneri, ndërsa ka shpjeguar edhe postimin e tij të ndonjë dite më parë me fanellën e Suedisë: “Nuk ishte për mua, ishte vetëm për të nervozuar trajnerin”. Në fund një batutë mbi rinovimin e mundshëm me kuqezinjtë: “Pas penalltisë së djeshme i kam keq punët” ka bërë shaka Ibra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *