• |
ide | kryesore

Mbyllet sërish Shqipëria, asnjë lëvizje pas orës 22:00, s’ka lokale e as restorante

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekpertët e komitetit teknik të ekspertëve antiCovid kanë analizuar gjendjen e pandemisë në vend duke e krahasuar atë dhe me vendet e tjera të rajonit. Nga diskutimet dhe shqyrtimet e bëra, në mungesë të një vaksine zyrtare ekspertët kanë vendosur marrjen disa masa për të frenuar pandeminë:

Kufizim i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22 deri në orën 6 përvec lëvizjes së nevojshme

Mbyllja e restoranteve nga ora 22 deri në orën 6

Smart working për të gjithë punonjësit e administratës

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në datë 11 dhe do të qendrojnë në fuqi për tre javë.

Zv.ministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli: Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperincën e vendeve përreth. Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi. Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tone vjeshtë-dimër. Ne vlerësojmë se duhet ti marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni. Masa që ne kemi vendosur është izolimi i vendit nga ora 22:00 deri në ora 06:00. Lokalet dhe restoarantet mbyllur, përveç shërbimeve delivery. Hyjnë në fuqi të mërkurën, më datë 11. Rishikohen çdo javë.



4 Comments

  1. kjo nuk eshte mbyllje o derdimene , ajo qe thote qe masat do rishikohen cdo jave ajo eshte per tja liruar nenat , se kane fjetur per 3 muaj e tani justifikohen

  2. Falsitet, mashtrim dhe epidemi e qëllimshme për të ristartuar ekonominë e huadhënies pas “lufte” ndërmjet shteteve!

  3. Sa ” virus” interesan. I pelqeka shum errsira. Po qeka dhe me naze. i dashka rruget bosh kur del shetitje.

  4. Mos harroni o njerëz ky është vetëm fillimi i kesaj “vale” të dytë kyçjeje, gjithçka është e organizuar, e planifikuar.

    Me vonë do t’i ndryshojnë e zgjasin oraret, dihet skenari … “Duke pare se gjendja është përkeqësuar si dhe duke parë praktikat e shteteve përreth, ne detyrohemi te zgjasim orarin e mbylljes per të luftuar këtë “armik të padukshëm” (kështu ja u fusim juve)”.

    Te q*re deri ne palcë janë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *