• |
ide | kryesore

Ndiqeni LIVE/ Hashim Thaçi para gjykatës së Hagës për krime lufte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Hashim Thaçi i ulur në pankinën e të akuzuarit në Gjykatën Speciale.

Kjo është panorama që vjen nga Haga ditën e sotme, ku 3 orë më parë ishte ulur ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi.

Përveç Jakup Krasniqit, janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe kreu i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që do gjykohen për krimet e rënda. Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar akt-akuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Këta drejtues politikë akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Akt-akuza bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. ©Lapsi.al 



2 Comments

  1. Qenke nje idiot komplet ti.C’lidhje ka Rama me akuzat per krime lufte ndaj Thacit.Pse s’thua gje per lulin robqirin qe ka qene pjese e grupit qe ka punuar ne hetimin dhe pergaditjen e raportit kunder gjithe UCK-se.Simpatizant I lodhur menderisht,te kaluara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *