• |
ide | kryesore

Pasdite takim me Ramën, ndërpritet greva e naftëtarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas 26 ditëve, gratë naftëtare kanë vendosur që këtë të hënë të ndërpresin grevën. Kjo lëvizje ishte njoftuar që ditën e djeshme ku kreu i sindikatës së naftëtarëve tha se shpreson se takimi me kryeministrin do te jetë edhe fundi i të gjitha problemeve ekonomike që kanë rreth 900 punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh.

“Vendimi është marrë pak më parë nga naftëtarët dhe gratë pjesëmarrëse në grevën e urisë. Nesër ato do të ndërpresin grevën, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje për pagat e prapambetura. Në të kundërt do të rikthehen në grevë dhe protestat do të vazhdojnë’, tha dje, Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së naftëtarëve. Pasditen e sotme kryeministri ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim me një përfaqësi të naftëtarëve protestues dhe pjesëtarë të grevës së urisë.



1 Comment

  1. Me vjen keq per keto nena qe flijuan veten per 20 dite ne greve. Rama ja arriti qellimit I nxorri nga greva do ju premtoj qe do ti ndihmojne dhe ashtu sic beri me studentet I genjeu me therrime do te beje edhe me keto gra te mjera. Sot I erdhi shkopi magjik rames per te zgjidhur hallin e naftetareve???? Kujdes nga MASHTRUESI rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *