• |
ide | kryesore

Pasi të dalë nga shtëpia e bardhë Melania do t’i kërkojë divorc Trumpit

-Instant, Arkiva, F1



Pas zgjedhjeve Trump mund të humbasë edhe gruan e tij. Gazeta britanike “Daily Mal” shkruan sot se “Melania Trump po ‘numëron minutat deri në firmosjen e divorcit’ kur Donald të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas martesës së tyre 15 vjeçare”. Për këtë, ‘Daily Mail’ i referohet deklaratave nga një ish-ndihmëse e Zonjës së Parë. Omarosa Manigault Neëman,  citohet të ketë thënë se martesa 15-vjeçare e Donald dhe Melania Trump kishte ‘mbaruar’ dhe “Melania po numëron çdo minutë derisa ai të dalë nga zyra dhe ajo të mund të divorcohet”.

Lexo me tej:

Biografia tronditëse/ Melania Trump, një gënjeshtare në shtëpinë e bardhë?

Pse nuk u divorcuan më herët?

Duke iu përgjigjur kësaj pyetje, ish-ndihmësja tha se Donald Trump do të kishte gjetur një mënyrë për ta “ndëshkuar” nëse ajo do të ishte larguar prej tij ndërkohë që burri i saj ishte ende në detyrë.

“Nëse Melanie Trump do të përpiqej të largohej, ai do të gjente një mënyrë për ta ndëshkuar”, u citua të thoshte ish-ndihmësja nga Daily Mail.

Daily Mail shkruan se në vitin 2016, Melania Trump kishte shpërthyer në lot kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale.

Reportazh/ Në qytetin ballkanik ku fshihen gjurmët e rinisë së Melania Trump

“Ajo nuk e priste kurrë që ai të fitonte”, ka deklaruar një mike e Melania, sipas mediave të huaja.

Stephanie ëolkoff tha që tani, Melania Trump po negocionte një marrëveshje për pjesën e pasurisë që do të marrë djali i saj Barron dhe qe duhet te jete sa ajo e femijeve te tjere, shkruan Daily Mail.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *