• |
ide | kryesore

Publikihen detajet për Festivalin e Këngës

-Instant, Paparazzi, Slider



Stafi drejtues i Festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, përmes një takimi të organizuar në mjediset e RTSH-me të pranishëm autorët, interpretuesit dhe gazetarët e kulturës, njoftoi ndryshimet e këtij edicioni.
“Drejtori i Festivalit, Martin Leka, prezantoi stafin e këtij edicioni, i cili do të mbajë firmën e regjisorit Pali Kule, skenar të gazetarit Blendi Salaj, i cili do të bashkëdrejtojë këtë edicion me aktoren dhe moderatoren Jonida Vokshi,” shkruhet në Instagramin zyrtar të Festivalit.

Ju kujtojmë se dje (5 nëntor) burime për revistën Who bënë me dije emrat që përfliteshin si prezantues: Jonida Vokshi, Gresa Pallaska, Blendi Salaj dhe Klea Huta. Siç duket, prezantuesit e vetëm janë Salaj dhe Vokshi.

Festivali i Këngës do të mbahet midis datave 17-26 dhjetor, në varësi të kushteve të pandemisë dhe motit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *