• |
ide | kryesore

Rama i përgjigjet Bashës: Sjellje mizerabël prej kalamani të llastuar, do të kthehet mbrapsht si shuplakë nga populli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama iu përgjigj në Twitter akuzave të sotme të Lulzim Bashës në Facebook për situatën me pandeminë.

Lexo më tej: ‘Mbi 500 raste të reja me Covid dje’/ Basha shtron pyetjen: Çfarë po bën Rama? 

Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar! Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë, por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!” shkruan Rama, ndërsa akuzon Bashën se synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme.

“Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti, as Mona,as Likja e as Saliu!” shkruan Rama.



1 Comment

  1. Me mire kalama I llastuar se sa kriminel qe mbushe vendin me droge e bashkepunove vetem me hajduta e kriminela. Cove vendin per dreq e ke lene borxhe per tre breza.
    Turpi kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *