• |
ide | kryesore

Rama në tryezën e Vuçiçit dhe Zaevit/ Pse Kosova refuzoi sërish Mini-shengenin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Nuk ka fantazi 3D që nuk publikohet orar pa orar në profilin e Facebook të Edi Ramës, por Samiti i Minishengenit Ballkanik këtë të hënë, i katërti i mbajtur deri tani, kaloi në heshtje, pas asnjë video dhe pa asnjë foto. Ky samit Online vjen pas atij në Nish, kur u shpall ideja e parë. Më pas erdhi ai në Ohër kur projekti iu bë fakt i kryer Bashkimit Europian pas dështimit të negociatave. Më pas ishte Samiti i Tiranës, ku do të mbahen mend gjatë sharjet e kryeministrit të Shqipërisë ndaj atij të Kosovës në të njëjtën tryezë me fqinjët sllavë.


Këtë samit online, Rama e kaloi në heshtje. Sepse në të njëjtat orë kur ai firmoste marrëveshjet për covidin me miqtë e tij sllavë, nga njëri ekran dixhital në tjetrin, mediat shqiptare po transmetonin pamjet e Jakup Krasniqit dhe të Hashim Thaçit në pranga, në bangën e të akuzuarve në Hagë për krimet e luftës çlirimtare të Kosovës.


Të dy akuzuan Serbinë se kishte qenë frymëzuesja kryesore e akt-akuzës kundër krerëve të UÇK-së përmes furnizimit me prova false të dosjes së prokurorëve specialë.

Lexo edhe: Mblidhet samiti i “Minishengenit Ballkanik”/ Vuçiç: E rëndësishme është që nuk i mbyllëm kufijtë njëri-tjetrit

Një shfaqje paralele, në të njëjtat ekrane, e buzëqeshjeve dhe komplimentave, e pohimeve dhe dakortësive mes Ramës, Vuçiçit dhe Bërnabiçit me Zaevin do të kishte qenë e tepërt.


Por ndërsa Rama tentoi ta kalojë në heshtje puthjen e radhës me Vuçiçin dhe Zaevin, këta të fundit nuk ngurruan të publikojnë fotot nga takimi që u finalizua me nënshkrimin e disa marrëveshjeve në lidhje me qasjen ndaj pandemisë.

Веома је важно што смо договорили да једни према другима не затварамо границе, већ да се заједнички боримо против…

Posted by Александар Вучић on Monday, 9 November 2020

Madje për Vuçiç duhet të ketë qenë një nga momentet më të mira politike: me shqiptarin e Kosovës në pranga dhe me shqiptarin e Shqipërisë duke firmosur marrëveshjen e radhës për bashkëpunim.


Mungesa e Kosovës

Ndërsa për kryeministrin Rama kontrasti që krijon simbolika e Thaçit të prangosur në Gjykatën e Hagës dhe nënshkrimi në të njëjtën ditë i marrëveshjeve me kryeministren e Serbisë nuk përbën asnjë problem, duket se për politikën kosovare ka qenë më e vështirë të përtypet një fakt i tillë. Në Kosovë ka pasur një dakortësi të të gjithë faktorit politik se Kosovës nuk i vjen asgjë e mirë nga Mini-shengeni Ballkanik. Pavarësisht ftesave dhe presioneve nga të gjitha mënyrat, u duk se qëndrimi i palës kosovare ishte njëzëri kundër këtij projekti, që anashkalonte kërkesat për njohje nga Serbia.

Por në 4 Shtator, në ëashington Vuçiç, Zaev dhe Rama thirrën “fitore”, kur kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti nënshkroi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, në pikën 2 të së cilës, parashikohej se Kosova pranonte të bëhej pjesë e Mini-shengenit ballkanik.

Për dy muaj më radhë, Vuçiç, Zaev dhe Rama kanë përsëritur thirrjet për Kosovën që të ulet në tryezën e Mini-shengenit, por duket se vota amerikane në 3 Nëntor përmbysi një seri rrethanash. Kryeministri Hoti ka thënë në publik se do ta respektojë marëveshjen e firmosur në ëashington, por mungesa e sotme tregoi se edhe ai tani ka dyshimet e tij për erërat që do të nisin të fryjnë.

Në fund të fundit, presidenti Trump që e dinte Kosovën në Lindjen e Mesme humbi zgjedhjet. Ai do të zëvëndësohet nga presidenti Biden, që e di se Kosova është në Ballkan. Qasja pritet të ndryshojë, ndaj deri në transferimin e administratës Trump nga Shtëpia e Bardhë duket se pala kosovare nuk e ka parë të arsyeshme të nxitojë dhe të ulet në tryezë me serbët, sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Aty ishte vetëm Edi Rama, që si nuhatës i mirë politik, zgjodhi të vetëçensurohet në ERTV.©Lapsi.al

9 Comments

  1. KY ESHTE TURPI HISTORIKE ,ATA NE PRANGA KURSE EDI RAMA DUKE U PUTHUR ME ALEXANDER VUCIC thotë:

    PO KENI TE DREJT STAFI I LAPSI.al ATA NE PRANGA KURSE EDI RAMA DUKE U LEPIR ME ALEXANDER VUCIC AI QE I QOJ NE PRANGA,TE PAKTEN BILES TE SHTYJEJ CA DITE

  2. Rama e Zaja ne ate foton e vitrines,
    pastaj pas fotos…..poshte tavolines,
    ky zullapi Rama porsi kurve kesisoj,
    Vucos ka kaq koh qe ja merr ne goj.

  3. Ironike sesi Rama dhe lukunia e tij mediatike perpiqen te ngrejne nje tymnaje e te akuzojne opoziten si tradhtare ne lidhje me procesin ne Kosove, e nderkohe komunikon ne video-hotline me klysht e Milloshevicit dhe morrat e Soros ne Maqedoni e Veriut.

    “Minishengeni Ballkanik” eshte logjike dhe arsyetim njerzish te manget si nga intelekti dhe arsimi.
    Si mund te kete Minishengen mes Kosoves dhe Serbise?? Serbia nuk e njeh dhe po ben cmos qe te deligjitimoj dhe cenoj institucionet ne Kosove. Serbia minoritetin shqiptar ne Lugine e trajton si mos me keq, eshte nje nga komunitetet me te margjinalizuara atje, i kane njohur te drejtat LGBTQ kurse Shqiptareve ne Serbi jo.

    Po, Hollanda dhe Belgjika kan Shengen midis tyre me perpara se BE, por gjysma e Belgjikes jan Flamenge dhe komunitet dominues atje.
    E vetmja gje qe do bente sens do ishte minishengen midis Shqiperise, Kosoves dhe ndoshta Maqedonise se Veriut (duke qene se gati 40 % e popullates jane Shqiptare).

    Nuk kemi pse behemi kukllat e botes e te marrim me te mira Serbine qe te shkeputet nga Rusia.
    Ne nuk na intereson asnje minishengen me Serbine. Nuk kemi pse bejme gjyqe nderkombetare per liderat e UCK vetem qe te kenaqet ego e ministrave te Milloshevicit. Skemi pse coptojme kosoven, e as ta lejme ne shtet me sovranitet te gjymtuar.
    Te gjithe keto bien ne kundershtim te interesit KOMBETAR, e cila eshte dhe ne kushtetuten tone.

  4. Është e kotë që ne njerëz me bonsens dhe atdhetarë të diskutojmë për këtë palaço tradhëtar.Ai është por problemi është kush do ta ndalojë.Fatkeqsisht në gjithë sistemin e”ri”gjyqësor kush janë?Të gjithë trashigimtarët e klikës komuniste.Dhe këta do gjykojnë????Vërtet ai do gjykohet politikisht me votë dhe ska ndryshe ,sepse më socialiti sdo ta votojë,por të besojmë që dikush ta gjykojë penalisht për dëmin e madh që i ka bërë dhe vazhdon ti bëjë shqiptarëve kudo ku janë.

  5. Nese ka shqiptar qe i beson ketij deriii te nalt 2.02 i nalt atehere shqiptaret kan la lesh nga trute
    Po si mundet te bisedosh me nji armik te popullit tend qe kuftetaret e UCK i cou ne Gag po se bashku me kete Europe kurve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu