• |
ide | kryesore

Rotacioni, zgjedhje të çuditshme e zëvendësimet: Zidane një hap nga shkarkimi

-Instant, F1, Sport



Real Madrid është duke përjetuar një klimë të pazakontë, mes tensionesh e rezultateve të cuditshme, prej të paktën dy muajsh. Tensioni në këtë pikë është i gjithi mbi lojtarët e teknikun Zinedine Zidane. Nës humbja e dyfishtë në Liga e Champions kundër Cadiz e Shakhtar i kishte rënë alarmit, rrëzimi në Valencia i ka hedhur benzinë zjarrit, duke bënë në dyshim lidershipin e Zidane, në shënjestër të shtypit e tifozëve. Tekniku francez ka përfundur i akuzuar për një Real Madrid të përcaktuar “të shkatërruar” nga shtypi madrilen. Ndryshime, rotacione e zgjedhje të diskutueshme janë akuzat kryesore të drejtuara për Zizou, sipas AS “fajtor i zgjedhjeve e vendimeve vetëvrasëse”. E gozhdojnë Zizou e Realin e tij sidomos numrat, më të këqinjtë që ka tekniku në pankinën merengues.

NUMRAT E KRIZËS — Nëse Zizou eviton të thotë fjalën “krizë”, duke kujtuar si në të shkuarën ka arritur gjithnjë të ringrejë fatet e skuadrës në momentet më delikate, këtë herë statistikat pikturojnë një panoramë shqetësuese: Blancos pësojnë gol prej shtatë ndeshjeve radhazi, kanë mbrojtjen më të keqe të ciklit të dytë Zidane me mesatare 1,5 gola të pësuar për ndeshje. Situata nuk është më e mirë në sulm: i dyti më i keq që kur francezi është ulur në pankinën merengues e, nga fillimi i sezonit, ka marrë vetëm 54% të fitoreve kundër 62% të vitit të kaluar.

TË GJITHË FAJTORËT — Zizou kontestohet për zëvendësimet, që kundër Valencias erdhën vetëm pas golit të katërt të pësuar, e sidomos rotacionit që rezulton jo produktiv. Mbi të gjitha, lëvizjet që i kanë dhënë një shans lojtarëve prej kohësh në shënjestër të kritikave si Marcelo (prezent në të gjitha humbjet deri tani e edhe në Mestalla ndër më të dobëtit në fushë, me përgjegjësi direkte në dy nga katër golat e pësuar), por edhe atyre si Isco, Vinicius e Asensio, të gjithë të mbetur në klasë pa apel. Në shënjestër të tifozëve ka përfunduar edhe Varane, protagonista i amnezive të përsëritura e në Mestalla përgjegjës për një autogol qesharak që i hapi rrugë fitores së Valencias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *