• |
ide | kryesore

Shefja e HRW për Europën: E turpshme që Rama përdor Kosovën si armë kundër opozitës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shefja e organizatës së njohur të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, “Human Rights Watch” për Europën, Lotte Leicht ka bërë sot një seri komentesh në faqen e saj zyrtare në Twitter për procesin e nisur në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo fillimisht e cilëson nisjen e këtij procesi një gjë për t’u vlerësuar sepse në këtë mënyrë do të hidhet më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur gjatë luftës së Kosovës.

“Sot ishte paraqitja e parë në gjyq e ish-Presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar me 3 udhëheqës të tjerë të lartë të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Çështja para gjykatës speciale me qendër në Hagë shënon një hap vendimtar për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës – në Kosovë dhe më gjerë. Viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre tani më në fund mund të mësojnë të vërtetën dhe të marrin drejtësi” – shkruan Leicht që bën edhe 2 kërkesa.

Leicht thotë se duhet që të sigurohet mbrojtje e fuqishme e dëshmitarëve, gjë që sipas saj ka minuar shumë raste në të kaluarën në Kosovë. Së dyti ajo kërkon të ketë gjykime të drejta dhe sa më shpejt të jetë e mundur si dhe të pandehurit të gëzojnë të drejtat e procesit të rregullt ligjor.

Leicht ndalet më pas te kritikat që i bëhen gjykatës, por ajo mbështet idenë se duhen ndarë personat e përveçëm nga ngjarjet duke theksuar se krimet më të mëdha në Kosovë i kanë bërë serbët.

“Kritikët e gjykatës e përshkruajnë atë si një përpjekje të njëanshme, antishqiptare. Por akuzat përfshijnë ndalimin dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë. Dhe shumë viktima serbe dhe rome u zhdukën pas luftës, aq të palidhura me armiqësitë.

Asnjë nga këto nuk fshin realitetin e mirë-dokumentuar se numri i madh i krimeve të luftës në Kosovë janë kryer nga forcat serbe dhe jugosllave. Për këtë, drejtësia ka qenë e turpshme dhe e dobët. Në Serbi, kriminelët e dënuar të luftës vlerësohen si heronj. Lexoni këtu raportin e HRW mbi konfliktin në Kosovë, gjithashtu i disponueshëm në shqip dhe serbisht.

Kritikët gjithashtu ngatërrojnë, me qëllim ose nga keqkuptimi, ndryshimin midis jus ad bellum (ligjet e agresionit) dhe jus in bello (ligjet e luftës). Çfarëdo që mendoni për të drejtën ose arsyen e UÇK-së për të luftuar, rregullat se si luftohet zbatohen për të gjitha palët.” – shkruan Leicht, citon lapsi.al.

Në fund shefja e “Human Rights Watch” për Europën i ka kushtuar vëmendje akuzave të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe akuzave të ditëve të fundit që ai ka bërë ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha si të përfshirë në dosjen e “Shtëpisë së verdhë”.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet ta dijë këtë dhe të ndalojë së shpifuri për gjykatën e mbështetur nga BE dhe SHBA si një sulm ndaj “drejtësisë së paprekshme të luftës çlirimtare”. Kjo gjykatë ka paditur individë për krime të pretenduara, jo një lëvizje, një grup të armatosur apo një kauzë. Pse po i mbron ata?

Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur Gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara – një fyerje për viktimat. Kosova është duke dhënë një shembull për bashkëpunimin e saj me Gjykatën Speciale” – shkruan Leicht.

Në fund ajo thotë se edhe Serbia, Kroacia dhe Bosnja duhet të angazhohen gjithashtu për të ndjekur penalisht të gjitha krimet e luftës, pa marrë parasysh autorin e veprës.

“Le të ndezë Gjykata Speciale një shtytje të re për drejtësinë në Ballkanin Perëndimor” – e mbyll Leicht. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. kjo opozitë ka udhëhequr një fushatë, jo thjesht pro presidentit Donald Trump, por ka ushqyer edhe iluzionet e mbështetësve të saj, se Trump do të jetë njeriu që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

    Më interesante është se figura të larta të opozitës, si Lulzim Basha, Bujar Nishani, Sali Berisha e Fatmir Mediu, kanë lëshuar deklarata pro Biden, kur nga ana tjetër kanë qenë nga njerëzit që janë investuar edhe me para për të qenë prezent në instalimin e Donald Trump, për të siguruar një foto me të, apo edhe për të qenë pjesë e takimeve me zyrtarë të administratës së tij, apo për qasje në mediat pro Trump.Pse qenka shqetesuar kjo gruaja per lulzimen,pse e mer lulzimen ne mbrojtje kjo gruaja qe lufton per te drejtat e njerzeve,pse mban ane kjo grua????

    1. o te mjeret e rames kaq e doni ju ate sa ju duket se edhe “kjo gruaja” e paska personalisht me ramen dhe ndoshta dashuron lulzimen?; ky vend nuk behet me kurre sa te merrni ju frym ne te!

    2. Ky akuzoi banane e vet se i ka qire gruan e jo me opoziten.ne ditet e ardhshme,me progresin e semundjes qe ka do te akuzoj edhe kete tjetren per zaharin.ikni mor dordolecer te peshtire.

  2. Lulzimja, paska gjet me u mcef te breket e ksaj sorroistes kurve.

    Kjo kurva bashke me Lulin e djathte dhe patriot te modh, ja bone gropen komandanteve te UCK dhe tani ankohet se pse e akuzojne shqiptaret.
    Lulin kur e pyet per intervistat qe ka pas bo me maske turinit, te fillo e te trego per planin me 5 pika.

  3. Cudi, ne keto raste shkruajne injorantet, te paedukatet, antishqiptaret, mezi prisni te cfryni urrejtjen tuaj per kedo qe ju del para. Harxhoni kohen duke mesuar te shkruani shqip, punoni e merruni me edukimin tuaj e femijeve tuaj. Jeni VULGARE.

  4. Mos harroni keto dite Rama beri edhe nje te mire per vendin. Levizjen e lire midis Shqiperise dhe Sebise kurse Shqiperi Kosove pago eurot se nuk ngrihet trau.Rrofsh o mbret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *