• |
ide | kryesore

Trump reagon pas lajmit për vaksinën e COVID-19

Lajme, Planet



Presidenti në detyrë Donald Trump, ka reaguar pas lajmit nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, se analizat paraprake e nxjerrin me 90% efektivitet vaksinën kundër koronavirusit zhvilluar prej tyre.

Në një postim në Twitter, Trump shkruan: “Vaksina gati së shpejti. Raportohet 90% efektivitet. Lajm i madh!”.

Zhvilluesit e vaksinës, thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”.

Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës në fund të muajit.

Aktualisht, janë dhjetëra vaksina që kanë arritur fazat finale të testimit, por kjo është e para që tregon rezultate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *