• |
ide | kryesore

Vaksina antiCovid, vjen reagimi i parë nga OBSH: Vijoni të zbatoni masat kufizuese

-Instant, Arkiva, Të fundit



Ekspertët e shëndetësisë përshëndetën të dhënat premtuese që vijnë në lidhje me krijimin e vaksinës kundër koronavirusit, por shprehen se ajo nuk do ta ndryshojë totalisht situatën.

I dërguari special i OBSH, dr. David Nabarro u shpreh se është shumë e rëndësishme për njerëzit, qeveritë që të vijojnë të zbatojnë masat që ndihmuan në uljen e përhapjes së pandemisë edhe nëse vaksina do të jetë e disponueshme së shpejti.

“Duhet të kujtojmë se këto masa kanë funksionuar dhe janë ende thelbësore për t’u zbatuar edhe nëse vaksina do të jetë e gatshme brenda pak muajsh”, tha Nabarro.

“Vaksina do të ndihmonte, por nuk do të jetë një ndryshues i rrënjësishëm i situatës”, shtoi ai.

Sipas Nabarro, vaksina duhet të kalojë në disa procese rregullatore dhe është ende disa muaj larg para se autoritetet të konfirmojnë nëse ajo është e sigurtë dhe efektive.



2 Comments

  1. “Vaksina do të ndihmonte, por nuk do të jetë një ndryshues i rrënjësishëm i situatës”, shtoi ai (Navarro).”

    Nëse “nuk do të jetë një ndryshues i rrënjësishëm i situatës” pse e nxirrni atëherë?! Qe ti hidhni hi syve njerzve?! Pastaj tjetra, çfarë përmbajnë ato vaksina, a ka elemente të dëmshëm për njeriun?! A do t’a bëni vaksinën me detyrim?! Ka shumë shumë dyshime per kete vaksine “çudibërëse”!

    Juve te gjithë një jeni, të gjithë derrat nje surrat kanë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *