• |
ide | kryesore

1950/Arbëreshja Annamaria Bugliari që i rrëmbeu Sophia Loren kurorën e “Miss Italia”

-Instant, Arkiva, Dossier



Në Italinë e pas Luftës së Dytë Botërore konkurset e bukurisë femërore ishin si një terapi shëruese për shoqëri italiane, dalë e shkatërruar nga lufta. Ishin tejet popullore, por këto konkurse bukurie gjithashtu patën një rol kryesor në evidentimin e vajzave të reja të cilat më vonë do të bëheshin yjet e kinemasë italiane.

“Miss Italia” e vitit 1950 ishte Arbëreshja Annamaria Bugliari nga katundi Arbëresh i Shën Sofia i Epirit. Në foton lart me Sofia Loren, e cila zuri vendin e dytë.

Titullin e fitoi në Salsomaggiore, në edicionin e parë që realizohej në këtë qytet, dhe që në fakt ishte edicioni i shtatë në historinë e “Miss Italia”.

Ajo u bë e famshme për shkak se i “rrëmbeu titullin” nga Maria Scicolone, e cila më vonë do të njihej në gjithë botën me emrin e saj të artit Sofia Loren.

“Më kanë akuzuar se i kam vjedhur kurorën Sofia Loren” – kujton ajo edhe sot – “por unë isha padyshim më e bukur”.

Annamaria Bugliari lindi më 1934 në Romë ku babai i saj, nënkryetar i Shoqatës Kombëtare të Partizanëve, ishte edhe avokat. Pas një eksperience të shkurtër në botën e kinemasë (ajo bëri dy filma, në njërin prej të cilëve ishte antagonistja e Lucia Bosè, Vajzat e Piazza di Spagna), u martua me avokatin Marcello Giordani me të cilin kishte dy fëmijë. Sot ajo jeton në Romë, është e ve dhe gjyshe. /Publikuar në diasporashqiptare.al. Foto kortezi e Adela Kolea



3 Comments

  1. c’fare artikulli per pellazg!…Kjo ishte me prejardhje nga kalabria por e lindur ne rome..poooooor me prearjdhje arbereshe qe para 500 vitesh kishin qene shqipetare..

  2. Jane mjeranë si puna jote qe e kane shkaterruar kete vend!
    Jane njerez pa identitet si puna jote qe shkaterrojne kulturen e ketij pak vendi qe kemi akoma!
    Jane njerez pa atdhe si puna jote dhe e prinderve te tu qe s’te kane mesuar histori fare(nese ke pasur prinder) qe behen vegla te “Internacionales”, si Kristaqet qe qeversisin kete vend!

    Te isha ne vendin tend, do te isha mbytur me kohe….. se na mbyti llumi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *