• |
ide | kryesore

Basha nxjerr videon nga spitali COVID dhe akuzon Ramën: Ke humbur kontrollin e pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka publikuar sot një video nga spitalet Covid, ndërsa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për keqmenaxhim të situatës.

Sipas Bashës, Rama po merret me propagandë, që sipas tij ai ka humbur kontrollin e pandemisë.


Reagimi i Bashës 

Siç ka bërë këto 8 vjet, Rama merret vetëm me propagandë. Po të kishte shpenzuar 10% të kohës që kalon në instagram, për të bërë detyrën e kryeministrit, sot nuk do të ishim në këtë gjendje. Ai e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Për faj të tij qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga covid dhe infeksionet po rriten përditë. 

Rama nuk ka asnjë plan për të ndihmuar njerëzit. Spitalet, mjekët e infermierët janë të mbingarkuar dhe pacientët dergjen me orë të tëra në ambulanca. Qeveria fsheh shifrat reale të viktimave dhe të të infektuarve. Numri i testimeve është më i ulëti në Europë, njerëzit presin me javë për përgjigjen dhe fatura e barnave dhe trajtimit është e papërballueshme.

Rama gënjen sepse nuk mori asnjë masë për t’u përballur me valën e dytë. Ai gënjen sepse edhe në kohë pandemie i çoi paratë e taksave të shqiptarëve për koncesione dhe tendera të miqve e tij. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve.

Së bashku kemi forcën për ta mposhtur këtë të keqe, dhe për të sjellë shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar.



4 Comments

  1. hienat rrine ne dyert e spitalit duke shpresuar qe te rritet numri i te vdekurve. Hienat qe deri dje thonin qe ska coronavirus po eshte Rama qe ka do te mbylli shqiptaret

  2. Basha (genjen) spitalet dhe sherbimet ne mjeksi jane nga me te mirat ne rajon vetem nje gje eshte e sigurt kushe ehte futur Intubim nuk ka pasur fatin te jetoi . Kjo tregon punen e mire te rames

  3. Basha (genjen) spitalet dhe sherbimet ne mjeksi jane nga me te mirat ne rajon vetem nje gje eshte e sigurt kushe ehte futur Intubim nuk ka pasur fatin te jetoi . Kjo tregon punen e mire te rames

  4. Por nëse ti shikon datën kur ai është diplomuar, është fundi i vitit 2005. D.m.th kur ky kur erdhi në Shqipëri, ishte ende i padiplomuar dhe ka marrë masterin, ndërkohë që ishte ministër.

    Kjo është një gënjeshtër e rëndë, që do turpëronte çdo njeri në botë.

    Kjo po ashtu tregon se ai nuk ishte askushi në atë që quhej Tribunali i Hagës për krimet e luftës, përveçse një përkthyes në terren.Ka 10 dite ky loqja e majte e salihut qe thote po te njejtat fjali ky eshte lideri qe fjalite I ka te kufizuara njelloj si shpellkaret e pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *