• |
ide | kryesore

“Askush nuk mund ta quajë veten të mbrojtur nga ky virus”: Covid-19 infekton edhe Kumbullën

-Instant, F1, Sport



Edy Reja mendonte të kishte në dispozicion të paktën për dy ndeshjet e Nations League kundër Kazakistanit e Bjellorusisë edhe Marash Kumbullën, për të cilin FSHF dhe vetë tekniku ishin në negociata, duke ofruar madje edhe avion privat për ta marrë, por shpresat janë shuar nga përgjigjet e tamponeve të kryera të hënën nga Roma, pas shpërthimit të koronavirus në Trigoria: edhe Kumbulla ka rezultuar pozitiv.

Kështi, rriten rastet e koronavirus në shtëpinë e Romës: pas pozitivitetit të Dzeko e të portierit të të rinjve Boer, në fakt, janë zbuluar edhe ato të Federico Fazio, Davide Santon e Lorenzo Pellegrini. I fundit në radhë është pikërisht qendërmbrojtësi i kombëtares Kumbulla, që ka mësuar sot se është infektuar me Covid. Janë gjashtë pozitivët aktualë, duke e hapur dyshimin tani se në Trigoria është një vatër e vërtetë.

“Përshëndetje të gjithëve! Nga tamponi i bërë kam rezultuar pozitiv me Covid-19, por për fat jam mirë e nuk kam simptoma – ka thënë Kumbulla në rrjetet sociale -. Askush nuk mund ta quajë veten të mbrojtur nga ky virus, do të doja të sensibilizoja të gjithë ju të evitoni sjellje që mund të vënë në rrezik shëndetin tuaj e të të tjerëve. Një përshëndetje të gjithë tifozëve e një mendim afektiv për të gjithë personat që po kalojnë një moment të vështirë. Do të shihemi së shpejti në fushë!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *