• |
ide | kryesore

Avokati serb: Në Gjykatën Speciale përfundon edhe Ramush Haradinaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Avokati serb, Pregrad Savic, pretendon se në mesin e ish-anëtarëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte, do të jetë i ftuar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një intervistë që ka dhënë për KosovoOnline, Savic është shprehur i bindur se Haradinaj do jetë në mesin e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi sipas tij atij i është ngritur aktakuza nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara. Po ashtu ai ka konfirmuar se e instancat e larta gjyqësore të Serbisë kanë bashkëpunuar me Prokurorinë e Dhomave të Specializuara për sigurimin e provave ndaj ngritjes së aktakuzave kundër ish-anëtarëve të UÇK-së.

Disa kohë më parë, Haradinaj është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës pas gjykimit për krime lufte, në mungesë provash.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati e Sali Mustafa.

Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.



2 Comments

  1. Te na roje minishengeni dhe jugosllavia e re. Ate qe nuk e arriti dot xhaxhi e beri fakt te kryer çuni i kristaqit.

  2. GJIITHMONME TIRANA THIKE PAS SHPINE PER KOSOVEN, DIKUR E DIKUSH E FURNIZONTE SERBINE, MAKINERINE GENOCIDISTE TE MILLOSHERVICIT ME KARBURANT, NJI TJETWR KRYMINISTER DEKLARONTE SE KRYEQYTETI I KOSOVES ESHTE BEOGRADI, NJI MINISTER ERDHI PASI HARTOI DOSJET KUNDER UCK-se , ky i sotmi mbeshjtet ndarjen , coptimin e kosoves dhe minishengenin neojugosllav

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *