• |
ide | kryesore

Basha reagon sërish për Covid-19, sulmon Ramën duke publikuar të dhënat e OBSH për Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha sulmon për herë të dytë sot kryeministrin Edi Rama në lidhje me menaxhimin e situatës me koronavirusin.

Në ‘Twitter’, Basha thekson se Rama gënjeu shqiptarët, kur iu premtoi shëndetësi falas. Basha i referohet raportit të OBSH për varfërinë në vendin tonë, duke thën¡ se shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps.

Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët. Ai gënjeu. OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore. Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps. Së bashku do ta mundim këtë të keqe, do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar”, shkruan Basha.

Lexo më tej: OBSH: 8% e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin 

 



2 Comments

  1. Por nëse ti shikon datën kur ai është diplomuar, është fundi i vitit 2005. D.m.th kur ky kur erdhi në Shqipëri, ishte ende i padiplomuar dhe ka marrë masterin, ndërkohë që ishte ministër.

    Kjo është një gënjeshtër e rëndë, që do turpëronte çdo njeri në botë.

    Kjo po ashtu tregon se ai nuk ishte askushi në atë që quhej Tribunali i Hagës për krimet e luftës, përveçse një përkthyes në terren.

  2. o lul, genjeshtar je, qofte je, gafaxhi je, dyshoj se dhe shkollen nuk e ke aq bindese, oportunist je, pret pushtet njelloj
    si nga edi si nga mona si nga loqet qe te besojne ne pd, si dhe ndonje vile po doli rruges,,,,,,,,,,ik se me acaron, nuk e du ramen ne bote por ti te acaron, je nje gje e cuditshme per ata qe do te studiojne por he per he ik, fillo ndonje pune krahu, do ishe me i dobishem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *