• |
ide | kryesore

Bastiset pa mandat “Turgut Ozal”-i, institucioni arsimor përgjigjet me kallëzim penal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot në Tiranë dhjetra forca policie kontrolluan, pa mandat gjykate, një prej institucionëve arsimore më të njohura në Shqipëri, kolegjin “Turgut Ozal”. Sipas Institucionit arsimor, që është nën hetim për pastrim parash, policia rrethoi dhe hyri në shkollat e tyre pa mandat dhe shpjegim.

Institucioni arsimor ‘Turgut Ozal’ ka kallëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës, pikërisht Policinë e Shtetit për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas avokatit të kësaj shoqërie, kallëzimi është bërë për 12 punonjës, pasi policia ka kryer kontrolle kundra ligjit në këtë institucion, pa asnjë mandat të dhënë nga gjykata dhe prokuroria.

Avokati tha se shoqëria së fundmi është kontrolluar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nga kontrolli i së cilës nuk është konstatuar asnjë parregullsi dhe shkelje. Shoqëria “Turgut Ozal Education” sh.a, po hetohet për veprën penale të pastrimit të parave.

“Kanë ndodhur disa kontrolle që i gjykojmë se janë kundra ligjit, i kemi adresuar kallëzimin penal prokurorisë së Tiranës për procedurat përkatëse. Janë rreth 12 persona të kallëzuar. Ka ndodhur një kontroll i paligjshëm. Kanë kryer kontrolle, pa pasur një mandat, vendim gjykate dhe prokurorie. Këto veprime i ka diktuar dhe prokuroria 20 vite më parë. Kontrollet nuk mund të bëhen, veçse duke respektuar kodin”,- tha avokati.

Presidenti turk Erdogan ka armik të betuar të tij, Fethullah Gülen, i cili njihet si ideator dhe financues i rrjetit shkollor “Turgut Ozal” në Shqipëri. Çfarë duhet të dimë për marrëdhënien e tanishme të tyre është se Gylen njihet si kundërshtar kryesor politik për Presidentin turk. Pala turke ka kërkuar ekstradimin e Gylen nga SHBA, ku ndodhet, por pala amerikane nuk e ka miratuar kërkesën e Erdogan.



5 Comments

  1. Feto eshte nje organizate terroriste, antaret e te ciles masakruan 255 qytetare turq dhe plagosen mbi 3000 te tjere. Kreu i ketyre terroristeve, nuk eshte as dijetar (ka kryer veten 3 klase te arsimit fillor), nuk eshte as mysliman (babane e kishte armen, te semen cifute), nuk eshte as investitor sepse nuk dihet burimi i fondeve (para krimi dhe te sherbimeve agjenturore), nuk eshte as politikan sepse eshte vegel e agjenturave (mbrohet me zell nga cia, ne kampusin e saj ne Pensilvani).
    Ky kriminel dhe rrjeti i tij terrorist, jane aktiv ne 142 shtete te botes (mendoni sesa sa e mundur eshte kjo gje, ne kushte normale, aq me teper qe ne krye eshte nje person pothuase analfabet), ky person eshte denuar me 100 vjet birg dhe kerkohet ne buletinin e kuq te Interpolit, sa per njohuri!

    1. Eshte turp qe keto fjale te dalin nga goja e nje Myslimani (jam i sigurt qe je i tille). Personat si ju i nxijne faqen Myslimanve kudo neper bote.
      Mua nuk me intereson fare se kush eshte apo cfar ben Feto, Ligji duhet te jete i njejte per te gjithe.
      Kush ta jep te drejten ty ti thuash tjetrin qe nuk je Mysliman sepse e ke baben armen apo nenen cifute, kjo gje bie ndesh totalisht me besimin Islam.
      Faktti qe ke 4 klas shkolle nuk te ben analfabet, dua te te kujtoj sa klas shkoll kishte profeti. Apo mos do ta quash dhe profetin analfabet, pse nuk kishte shkoll?

      U bo bytha jote te na tregoj ne qe Erdogani eshte burr i mir dhe Feto eshte terrorrist, po pse nuk na thua edhe qe dikur ata te dy kane qene shoke, dhe qe pa mbeshtetjen e Fetos Erdogani nuk vinte dot kurr ne pushtet??

      Personat si puna juaj, si Erdogani apo si Feto nuk kane fare lidhje me Fene apo me besimin, ato jane thjesht ca sharlatane e maskarenj, apo trushplare qe e perdorin Fene per interesat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *