• |
ide | kryesore

Bllokimi i integrimit, zbardhet qëndrimi i Maqedonisë së Veriut përballë Bullgarisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Nëse ekziston një zgjidhje pozitive midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, do të jetë mirë për Maqedoninë dhe Bullgarinë dhe për të gjithë BE-në dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit. Përndryshe do të kemi një dështim të përbashkët për të gjithë:.

Ky është shkurtimisht qëndrimi i delegacionit qeveritar maqedonas pas Samitit të sotëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit të mbajtur në Sofje.

Mediat maqedonase duke cituar burime zyrtare nga delegacioni i Maqedonisë bëjnë me dije se qeveria maqedonase ka shprehur angazhimin për të gjetur një zgjidhje.

“Është e rëndësishme për Maqedoninë dhe Bullgarinë.Ata duan një zgjidhje, ne duam të njëjtën gjë. Ne punojmë së bashku si fqinj të mirë, të përkushtuar për një të ardhme të përbashkët evropiane”.

Pozicioni i qeverisë maqedonase është që procesi i suksesshëm i Berlinit i jep vrull pozitiv dhe inkurajim procesit, i cili plotësohet me angazhimin e intensifikuar të Presidencës gjermane të BE-së.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ranë dakord gjatë Samitit të Sofjes që të formojnë tregtuan e përbashkët rajonal mbi bazën e rregullave dhe standardeve të BE-së. Për kancelaren gjermane Angela Merkel që është mbështetëse kryesore e Procesit të Berlinit, ky hap është kilometrik.

Organizatorët e takimit, kryeministri i Bullgarisë Bojko Borrisov dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u përpoqën të lënin mënjanë mosmarrëveshjet historike të vendeve të tyre dhe e quajtën historik faktin që një vend kandidat dhe një vend anëtar i BE-së organizojnë bashkërisht një samit rajonal.

Bullgaria aktualisht po pengon mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Kancelarja Angela Merkel nuk u shpreh për këtë grindje, por tha se “shpreson që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet gjatë kryesisë gjermane të BE-së”.

Në takim nuk u tha asnjë fjalë për zhvillimin e konferencës për Shqipërinë dhe qeveria shqiptare nuk shpërndau asnjë informacion për Samitin e Sofjes.

‘Procesi i Berlinit’, do të vazhdojë me një samit vitin e ardhshëm në Berlin.

Ky proces është një nga projektet personale të kancelares gjermane Angela Merkel dhe është e paqartë sesi do të vazhdojë në të ardhmen pas largimit nga detyra të kancelares vitin e ardhshëm.

Kancelarja ju kërkoi kolegëve të saj para se të përfundonte deklaratën e saj virtuale: “Mos harroni, ju duhet të merreni vesh vetë me njëri-tjetrin”.

Ndërsa Borissov dhe Zaev, me duart lart, thanë: Bye bye, Angela.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *